23/06/2026
NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASËS SË IX-të
Njoftohen të gjithë nxënësit e klasës së IX-të të Shkollës sonë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet të Premten më 26.06.2026 në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”.
Ju lutemi të paraqiteni me kohë dhe të keni me vete mjetet e nevojshme për testim.
Ju urojmë suksese!
30/05/2026
SHFMU:"Dituria" sot realizon shëtitje njëditore nëpër Kosovë
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, falënderojmë nga zemra Shkumbin Bashota për kontributin e tij bujar prej 200 eurosh për realizimin e shëtitjes së nxënësve të klasës së nëntë nëpër Kosovë.
Ky gjest fisnik është dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme që ai i jep shkollës sonë dhe nxënësve tanë. Nuk është hera e parë që Shkumbini tregon gatishmëri për të ndihmuar në aktivitetet dhe nevojat e shkollës, duke qenë gjithmonë pranë nesh me zemër të madhe dhe dëshirë për të kontribuar në të mirën e fëmijëve tanë.
Falë njerëzve me vullnet dhe humanizëm si ai, nxënësit tanë kanë mundësi të përjetojnë momente të bukura, edukative dhe të paharrueshme, të cilat do t’i mbajnë mend gjatë. Mbështetja e tij nuk është vetëm ndihmë materiale, por edhe motivim dhe shembull i mirë për solidaritet, dashamirësi dhe kujdes ndaj brezave të rinj.
Në emër të kolektivit të shkollës, nxënësve dhe prindërve, e falënderojmë sinqerisht për zemërgjerësinë dhe besimin që vazhdimisht tregon ndaj shkollës sonë. I dëshirojmë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në jetë dhe punë, me shpresën që bashkëpunime dhe mbështetje të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
29/04/2026
Sukses i nxënëses sonë në Olimpiadën Komunale të Gjuhës Shqipe
Shkolla “Dituria” Llapashticë e Poshtme me krenari njofton se nxënëseja jonë Reneta Potera ka arritur sukses të rëndësishëm në Olimpiadën Komunale të Gjuhës Shqipe 2026, ku është shpallur ndër 11 fituesit që do ta përfaqësojnë Komunën e Podujevës në Garën Shtetërore të Gjuhës Shqipe.
Ky rezultat është dëshmi e punës së saj të palodhshme, përkushtimit ndaj mësimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të mësimdhënësve tanë.
Shkolla “Dituria” i uron Renetës suksese të mëtejshme në garat republikane dhe vazhdimësi të rezultateve të shkëlqyera në rrugëtimin e saj shkollor.
29.04.2026
Shkolla “Dituria” – Llapashticë e Poshtme