18/06/2026
“Kujtime të bukura nga fundviti i parashkollorit. Një kapitull i vogël përfundon, ndërsa një rrugëtim i ri fillon. Suksese yjeve tanë të vegjël!” ✨🎓
Education
18/06/2026
“Kujtime të bukura nga fundviti i parashkollorit. Një kapitull i vogël përfundon, ndërsa një rrugëtim i ri fillon. Suksese yjeve tanë të vegjël!” ✨🎓
16/06/2026
Logiscool Kosovë Shikoni faqen e Logiscool dhe zgjidhni kursin ose workshopin më të mirë për fëmijën tuaj. Kodimi dhe edukimi digjital është argëtues me ne!
16/06/2026
01/06/2026
Aktivitetet për 1 Qershor – Dita e Fëmijëve
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, fëmijët e grupit parafillor zhvilluan aktivitete të ndryshme argëtuese dhe edukative. Ata morën pjesë në lojëra, këngë, valle dhe aktivitete krijuese me vizatime e punime artistike. Kjo ditë u shoqërua me shumë buzëqeshje, gëzim dhe momente të bukura mes shokëve dhe shoqeve.
Mësuesja: Luljeta Fazliu
28/05/2026
Sot u mbajt kuizi i diturisë në lëndën e kimisë ndërmjet shkollës SHFMU “Ilir Konushefci” dhe SHFMU “Xheladin Rekaliu”. Nxënësit treguan njohuri të shkëlqyera, bashkëpunim dhe frymë garuese. Aktiviteti u zhvillua në atmosferë pozitive dhe shërbeu si motivim për zgjerimin e njohurive në fushën e kimisë. Falënderime për nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe pjesëmarrjen
Sot nuk u mbyll vetëm një libër me shkronja…
u mbyll një kapitull i pafajësisë së parë dhe u hap një udhëtim i ri drejt dijes, ëndrrave dhe jetës. Në Festën e Abetares, nxënësit hodhën hapat e parë në rrugën e gjatë të diturisë, aty ku çdo shkronjë bëhet dritë, çdo fjalë bëhet urë dhe çdo libër hap horizonte të reja.
Ata tashmë nuk lexojnë vetëm fjalë — lexojnë botën.
Sepse dija është udhëtimi i vetëm që sa më shumë ecën, aq më shumë ndriçohesh.
Pas çdo shkronje të mësuar, pas çdo fjale të lexuar dhe pas çdo suksesi të arritur, qëndron përkushtimi, dashuria dhe puna e palodhshme e mësuesve:
Jeton Sylejmani,
Qëndresa Stublla dhe
Arlinda Jaha.
“Abetarja është fara e parë e dijes; kur mbillet me dashuri e mund, ajo shndërrohet në pemën e madhe të së ardhmes.”
25/05/2026
I nderuar Ministër i Arsimit,
Me anë të këtij mesazhi dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të sinqertë për përkrahjen dhe angazhimin tuaj në finalizimin e projektit për shkollën Xheladin Rekaliu. Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit dhe zhvillimin e komunitetit tonë.
Njëkohësisht, shprehim mirënjohje edhe për ish-ministren Arbërie Nagavci për kontributin dhe angazhimin e saj gjatë rrugëtimit të këtij projekti deri në realizimin e tij.
Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj arsimit dhe për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen e gjeneratave të reja.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
| Monday | 08:00 - 17:30 |
| Tuesday | 08:00 - 17:30 |
| Wednesday | 08:00 - 17:30 |
| Thursday | 08:00 - 17:30 |
| Friday | 08:00 - 17:30 |