11/06/2026
Promovohet libri i parë i nxënëses Altea Shabanaj
Sot, në ambientet e Galerisë së Qytetit në Podujevë, u promovua libri i parë i nxënëses së klasës së tretë, Altea Shabanaj, me titull “Poezitë dhe tregimet e mia të para”. 📚📖
11/06/2026
Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe të dashur nxënës,
Ju njoftojmë se, sipas Kalendarit të Vitit Shkollor 2025/2026, dita e premte, më 12 Qershor 2026, është ditë pushimi me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes.
Ju urojmë pushim të këndshëm!
02/06/2026
Dita Olimpike në shkollën tonë.
01/06/2026
1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Me rastin e 1 Qershorit, nxënësit tanë festuan me shumë gëzim, buzëqeshje dhe energji pozitive.
Balonat me dëshira simbolizuan ëndrrat, shpresat dhe synimet e fëmijëve për të ardhmen. Kjo ditë na rikujton rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe krijimit të një mjedisi ku ata të ndihen të sigurt, të lumtur dhe të vlerësuar.
Urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje, dashuri dhe mundësi për të realizuar ëndrrat e tyre.
01/06/2026
Sot, festë e dyfishtë dhe e merituar për nxënësit e klasave të para të shkollës sonë. Ata së bashku me mësues, prind e familjar sot iu gëzuan: 1 Qershorit - Festës së fëmijëve dhe po këtë ditë kremtuan Festën e Abetares.
Gëzimin festiv e bëri më të bukur natyra e gjelbërimi i fshatit Reçicë ku u bë gjithë organizimi festiv.
E gjithë festa e organizimi kishte një mesazh: Sukseset e gëzimet tona të përbashkëta u shtofshin e kremtofshin për çdo vit!
01/06/2026
🤖💡 AI & Future Technologies në shkollën tonë
Sot, në shkollën tonë u mbajt trajnimi “AI & Future Technologies”, ku morën pjesë mbi 25 vajza, të cilat patën mundësinë të diskutojnë dhe të mësojnë më shumë rreth rolit të vajzave në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe lidhjes së saj me teknologjitë e së ardhmes.
Trajnimi u udhëhoq nga Erblina Bunjaku nga organizata EngineeringHER Future, e cila ndau njohuri, përvoja dhe mundësi për angazhimin e vajzave në fushat e teknologjisë dhe inovacionit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të EHF Future Technologies Initiative, i implementuar nga EngineeringHER Future (EHF) me mbështetjen e Ambasadës Australiane. Projekti është duke u zbatuar në shkollën tonë gjatë këtij viti shkollor dhe synon fuqizimin e vajzave përmes edukimit dhe teknologjisë.
Falënderojmë organizatën EngineeringHER Future, trajneren Erblina Bunjaku dhe të gjitha nxënëset pjesëmarrëse për angazhimin, interesimin dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet frymëzues.
23/05/2026
🌟 Edhe një sukses për shkollën dhe nxënësen tonë, Altea Shabanaj! 🌟
Me krenari ju njoftojmë se nxënësja jonë, Altea Shabanaj, ka kaluar me sukses në gjysmëfinalen e garës së gjuhës angleze “Spelling Bee 2026”, e organizuar nga Infinit Training Center.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës dhe talentit të saj në gjuhën angleze. Jemi shumë krenarë për arritjen e Alteas dhe i urojmë suksese të mëtejshme në fazat e ardhshme të garës. 👏📚🇬🇧
Urime Altea dhe suksese drejt finales! 🎉