British Gymnasium of Technology

British Gymnasium of Technology

Share

Be a part of IT, starting by learning the basics of the future.

Photos from British Gymnasium of Technology's post 17/06/2026

Sot, kolegët tanë Ardita Berisha dhe Egzon Salihu prezantuan platformën “Substitute Platform” në kuadër të trajnimit dyditor “Blended Bootcamp”, të organizuar nga KEC në kuadër të projektit MÖBIUS.

Kjo platformë synon të lehtësojë procesin e zëvendësimit të orëve mësimore, duke e bërë organizimin më efikas, më transparent dhe më të përshtatshëm për nevojat e shkollave.

Përmes teknologjisë dhe qasjeve bashkëkohore të të nxënit të kombinuar, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me zgjidhje praktike që kontribuojnë në përmirësimin e proceseve arsimore.

13/06/2026

Patëm kënaqësinë ta mirëpresim në British Gymnasium of Technology z. Thomas Bornheim, Managing Director në Arkadia Heilbronn dhe një nga figurat kyçe pas zhvillimit të 42 Heilbronn.

Gjatë vizitës, z. Bornheim u njoh nga afër me programet dhe qasjen praktike që ofron shkolla jonë në fushën e teknologjisë. Poashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në edukimin praktik, zhvillimin e talenteve të reja dhe modelet inovative të të mësuarit.

Jemi të lumtur të ndërtojmë ura bashkëpunimi me profesionistë dhe institucione që ndajnë vizionin tonë për edukim cilësor dhe inovativ.

APLIKO – British Gymnasium of Technology 12/06/2026

Regjistrimet po vazhdojnë në pikën tonë në Prizren.

British Gymnasium of Technology në Prizren po vazhdon me regjistrimet për vitin shkollor 2026/2027 për të gjithë nxënësit që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në fushën e programimit dhe teknologjisë.

Bëhu pjesë e një shkolle që e përgatit gjeneratën e re për botën digjitale dhe mundësitë e së ardhmes.

📍 Prizren
📚 Shkollë e mesme e programimit dhe teknologjisë
🔗 Apliko tani përmes linkut www.bgt.school/aplikimi
📩 [email protected]

APLIKO – British Gymnasium of Technology Kjo ueb-faqe përdor cookies për të mundësuar funksionimin e saj dhe për të analizuar trafikun përmes Google Analytics dhe Facebook Pixel. Disa cookies janë të domosdoshme për funksionimin e faqes, ndërsa të tjerat përdoren vetëm me pëlqimin tuaj. Për më shumë informata, ju lutem le...

Photos from British Gymnasium of Technology's post 11/06/2026

Turniri i Futbollit – Klasët e X-ta dhe XI-ta

Kjo javë solli një atmosferë të jashtëzakonshme sportive në BGT, ku katër fituesit e klasave të 10-ta dhe 11-ta u përballën në një turnir futbolli të mbushur me garë dhe punë ekipore.

Pas ndeshjeve të shkëlqyera, klasa XI-1 u shpall fituese e turnirit, duke treguar përkushtim dhe bashkëpunim gjatë gjithë garës.

08/06/2026

Konferenca Next Gen Lab 2026 është produkt i punës së nxënësve dhe mentorëve tanë.

Krenarë për punën e tyre!

Photos from British Gymnasium of Technology's post 08/06/2026

NEXT GEN LAB Conference 2026

Këtë të shtunë u mbajt me sukses konferenca NEXTGENLAB, ku nxënësit tanë prezantuan projektet e tyre para publikut, mentorëve, prindërve dhe partnerëve tanë.

Gjatë 6 muajve të fundit, 200 nxënës kanë punuar në 50 projekte reale, duke zhvilluar ide inovative, zgjidhje praktike në fushën e teknologjisë.

Një falënderim i veçantë shkon për Gjirafa, si sponsor i këtij edicioni, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë.

Poashtu, falënderojmë mentorët tanë, të cilët kanë bërë një punë fantastike gjatë gjithë procesit të mentorimit.

NEXTGENLAB është dëshmi se kur të rinjtë mbështeten dhe udhëhiqen drejt, ata mund të krijojnë zgjidhje të vërteta për sfida reale.

05/06/2026

NEXTGEN LAB CONFERENCE 2026

Pas gjashtë muajsh punë intensive, nxënësit e British Gymnasium of Technology janë gati të prezantojnë projektet dhe arritjet e tyre në konferencën e parë NextGen Lab 2026.

Kjo konferencë do të sjellë prezantime, posterë profesionalë dhe zgjidhje inovative të zhvilluara nga nxënësit tanë në fusha të ndryshme të teknologjisë.

Konferenca është e hapur për të gjithë. Ju ftojmë të na bashkoheni për të parë potencialin e gjeneratës së ardhshme.

📅 6 Qershor 2026
🕚 11:00
📍 https://maps.app.goo.gl/iH4Z6J2C4uEuCpNXA

03/06/2026

Studentët e NextGen Lab prezantojnë projektet e tyre live.

Demostrim i punës së tyre dhe ekspozim i posterëve të punuar nga vet nxenësit.

Ejani dhe shihni çfarë kanë punuar inovatorët tanë të rinj.

📍British Gymnasium of Technology, Zonë Industriale
🕙 10:30 – 14:10

Sponzorizuar nga iGjirafa Mono Apple Store | Student Club by Gjirafa 🙌

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Https://goo. Gl/maps/2L59kVSVG4KYenJ 66
Pristina
10000