Mileniumi i Trete

Mileniumi i Trete

Share

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 1-12)

Koncepti i shkollës

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 1-12), e themeluar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC). Objektet e Shkollës ndodhen në Prishtinë, rr. "Sokol Sopi", nr.107, në një mjedis të qetë dhe të sigurtë, rreth 1 km largësi nga shkolla "Iliria" në drejtim të Matiçanit. Objektet kanë një sipërfaqe prej

Photos from Mileniumi i Trete's post 19/06/2026

𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐢𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐚𝐭𝐢𝐯 🌱

Në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet i veçantë që ndërthurte mësimin e gjuhës gjermane me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. Në kuadër të bashkëpunimit me PASCH dhe Goethe-Institut, znj. Christiane Schnetzer zhvilloi një sesion edukativ mbi rëndësinë e bimëve, kujdesin ndaj tokës dhe rolin që secili prej nesh ka në ruajtjen e mjedisit.

Si pjesë e aktivitetit, nxënësit morën pjesë edhe në mbjelljen e bimëve në oborrin e shkollës, duke e shndërruar mësimin teorik në një veprim praktik dhe të dobishëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënës dhe mësimdhënës nga Shkolla ‘Vezir Jashari’-Ferizaj, duke e pasuruar përvojën me bashkëpunim dhe shkëmbim idesh.

Aktiviteti shërbeu si një mundësi e vlefshme për të mësuar, bashkëpunuar dhe për të forcuar ndjenjën e përgjegjësisë ndaj natyrës dhe mjedisit.

Photos from Mileniumi i Trete's post 18/06/2026

𝐋𝐨𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐮𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐯𝐢𝐭 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝐛𝐮𝐳𝐞̈𝐪𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞! 💦

Në atmosferën e gëzueshme të ditëve të fundit të vitit shkollor 2025/2026, sot në shkollën tonë u organizuan aktivitete argëtuese me ujë për nxënësit, të cilat sollën shumë emocione, energji pozitive dhe momente të paharrueshme.

Nxënësit morën pjesë në pesë stacione të ndryshme loje, ku përmes sfidave me sfungjerë, kova, “pistoleta” plazhi, balona me ujë dhe lojërave të precizitetit, ata patën mundësinë të argëtohen, të bashkëpunojnë dhe të forcojnë frymën ekipore.

Aktivitetet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë, të mbushur me të qeshura dhe entuziazëm, duke i dhënë fundvitit shkollor një përmbyllje të veçantë. Këto çaste të bukura u mundësuan falë përkushtimit të mësimdhënësve, të cilët u kujdesën që çdo nxënës të shijonte një ditë të paharrueshme.

Photos from Mileniumi i Trete's post 18/06/2026

𝐍𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐏𝐚𝐧𝐚𝐢𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈

Sot nxënësit e shkollës sonë vizituan panairin e librit që po mbahet për herë të 26-të në Prishtinë.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen me një numër të madh botimesh nga shtëpi të ndryshme botuese, të shfletojnë libra nga fusha të ndryshme dhe të informohen për titujt më të rinj.
Ata treguan interes të veçantë për letërsinë për fëmijë dhe të rinj, librat shkencorë, historikë dhe kulturorë.

Panairi u ofroi nxënësve një përvojë të veçantë kulturore dhe arsimore, duke i motivuar ata të lexojnë më shumë dhe të kuptojnë rëndësinë e librit në zhvillimin personal dhe akademik.

Photos from Mileniumi i Trete's post 18/06/2026

𝐍𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐉𝐨𝐧 𝐁𝐮𝐳𝐮𝐤𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐮𝐫𝐞𝐥 𝐇𝐚𝐝𝐞𝐫𝐠𝐣𝐨𝐧𝐚𝐣 𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐪𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ “𝐓𝐞𝐮𝐭𝐚 𝐂𝐮𝐩 𝟐𝟎𝟐𝟔”

Nxënësit e shkollës sonë, Jon Buzuku (klasa 3/5) dhe Aurel Hadergjonaj (klasa 4/1) kanë shënuar rezultate të shkëlqyera në garën ndërkombëtare të notit “Teuta Cup 2026”, e mbajtur në Durrës, Shqipëri.

Në këtë aktivitet sportiv, ku morën pjesë garues nga disa vende të rajonit dhe Evropës, të dy nxënësit kanë treguar paraqitje të jashtëzakonshme, duke u shpërblyer me gjithsej disa medalje dhe duke vendosur rekorde të reja në kategoritë e tyre.

Jon Buzuku fitoi 5 medalje, u shpall notari më i mirë në kategorinë e tij dhe theu 2 rekorde kombëtare, ndërsa Aurel Hadergjonaj u dallua me 4 medalje dhe theu një rekord shtetëror për grupmoshën e tij.

U urojmë të dy nxënësve suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në rrugëtimin e tyre sportiv.

Photos from Mileniumi i Trete's post 18/06/2026

🍦𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐯𝐢𝐭 𝐢 𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈𝐥, 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝐛𝐮𝐳𝐞̈𝐪𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫𝐚!

Nxënësit e klasës 4/2, së bashku me mësuesen dhe prindërit e tyre, organizuan me shumë dashuri dhe përkushtim Ditën e Akullores, duke e bërë edhe më të veçantë përmbylljen e këtij viti shkollor.

Mes akulloreve, të qeshurave dhe momenteve të gëzueshme, festuam një vit të mbushur me mësime, suksese dhe përvoja të paharrueshme.

Photos from Mileniumi i Trete's post 17/06/2026

𝐉𝐨𝐧 𝐂𝐚𝐤𝐨𝐥𝐥𝐢, 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬 𝐢 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝟒/𝟒, 𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐪𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐢𝐚𝐧𝐨

Nxënësi ynë Jon Cakolli ka arritur suksese të jashtëzakonshme në konkurse dhe festivale të pianos, duke fituar:

* Çmimin e Parë në Tempo GjiroClassica – Gjirokastër
* Çmimin Absolut dhe Çmimin “Talenti Premtues” në Ferizaj Piano Fest
* Çmimin Absolut në Mema Festival – Durrës
* Çmimin e Dytë në konkursin e EPTA Albania – Tiranë

E përgëzojmë Jonin për këto arritje të shkëlqyera dhe i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij artistik.

16/06/2026

🎥 Pamje nga simulimi i evakuimit emergjent i realizuar në shkollën tonë.

Përmes aktiviteteve të tilla, nxënësit dhe stafi aftësohen të reagojnë me qetësi, përgjegjësi dhe siguri në situata emergjente.

Faleminderit Njësisë së Zjarrfikësve të Prishtinës, Shërbimit të Urgjencës dhe Policisë së Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre. 🚒🚑🚓

Photos from Mileniumi i Trete's post 16/06/2026

𝐔 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐬𝐢𝐦𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐞𝐯𝐚𝐤𝐮𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈

Sot, në ambientet e shkollës sonë u realizua ushtrimi i simulimit të evakuimit emergjent, me qëllim të rritjes së nivelit të gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit të nxënësve dhe stafit për reagimin e duhur në situata emergjente.

Gjatë ushtrimit, nxënësit dhe personeli i shkollës zbatuan procedurat e evakuimit sipas planit të paraparë, duke u larguar në mënyrë të organizuar dhe të sigurt drejt pikës së grumbullimit. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe me disiplinë të lartë, duke dëshmuar përkushtimin e të gjithëve ndaj sigurisë në shkollë.

Një kontribut të çmuar në realizimin e këtij ushtrimi dhanë edhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente. Shkolla shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të veçantë për Njësinë e Zjarrfikësve të Prishtinës, Shërbimin e Urgjencës dhe Policinë e Kosovës, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e tyre kontribuuan në mbarëvajtjen dhe suksesin e këtij simulimi.

Shkolla mbetet e përkushtuar që, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente, të krijojë dhe të ruajë një mjedis sa më të sigurt për të gjithë komunitetin shkollor.

15/06/2026

𝐆𝐮𝐫 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐢, 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ “𝐊𝐚𝐧𝐠𝐚𝐫𝐨𝐨 𝟐𝟎𝟐𝟔”

Nxënësi i shkollës sonë, Gur Perani, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e tretë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2026” në Kosovë.

Në këtë garë morën pjesë rreth 2 mijë nxënës nga mbarë vendi, ndërsa Guri u dallua për rezultatet e tij të shkëlqyera, duke u renditur ndër nxënësit më të suksesshëm të këtij edicioni.

Për këtë arritje, ai u certifikua nga Instituti ATOMI në një ceremoni solemne.

Photos from Mileniumi i Trete's post 15/06/2026

𝐍𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐅𝐢𝐳𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞𝐬𝐭𝐚

Nxënësit e klasave të gjashta, së bashku me arsimtaren e Fizikës, organizuan një prezantim të veçantë për nxënësit e klasave të pesta, duke i njohur ata me lëndën e Fizikës, e cila do të jetë pjesë e programit të tyre mësimor në klasën e gjashtë.

Gjatë aktivitetit, nxënësit prezantuan konceptet bazë të lëndës në mënyrë të thjeshtë dhe interesante, si dhe zhvilluan aktivitete praktike që zgjuan kureshtjen dhe interesimin e nxënësve për botën e fizikës.

Ky bashkëpunim krijoi një atmosferë motivuese dhe ndihmoi nxënësit e klasave të pesta të përgatiten me më shumë entuziazëm për sfidat e reja mësimore.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Sokol Sopi, 107
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00