SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Share

A bit from you, means a lot to me! Pak nga ju, Vlen shumë për mua!

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mbi 1000 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. Burim kryesor i financimit të SOS Fshatrave të

Photos from Komuna e Ferizajt's post 23/06/2026

Për çdo fëmijë, për çdo familje, së bashku. 🤝❤️

22/06/2026

🎥 Nga lajmet qendrore të RTV21.

Të rinjtë duhet të jenë pjesë e zgjidhjes. Përmes YEEP II po punojmë që zëri i tyre të dëgjohet dhe rekomandimet e tyre të kthehen në veprim.

Photos from SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë's post 19/06/2026

🔹 Si mund të krijojmë më shumë mundësi për punësimin e të rinjve në Kosovë?

Sot, në kuadër të projektit YEEP II – Fuqizimi dhe Aftësimi i të Rinjve Përmes Mundësive të Reja, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizoi ngjarjen për prezantimin e rekomandimeve politike që synojnë përmirësimin e mundësive të punësimit për të rinjtë.

Rekomandimet e prezantuara fokusohen në pesë fusha kyçe:
✅ Fuqizimin e orientimit në karrierë në sistemin arsimor;
✅ Përmirësimin e mentorimit dhe monitorimit të praktikantëve;
✅ Krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për mbështetjen e punës praktike;
✅ Përdorimin më efikas të vullnetarizmit si mjet për zhvillim profesional;
✅ Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet arsimit, sektorit privat dhe institucioneve të punësimit.

Gjatë hapjes së ngjarjes, Drejtoresha Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, Nezahat Salihu theksoi se:

"Pas çdo statistike qëndron historia e një të riu që ka fituar besim në vetvete, ka zhvilluar aftësi të reja dhe ka gjetur rrugën e tij drejt punësimit. Prandaj, investimi në të rinjtë nuk është vetëm investim në individin, por në të ardhmen e Kosovës."
Rekomandimet politike u prezantuan nga Remzije Krasniqi, Drejtoreshë për Avokim në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Paneli i diskutimit u pasurua me kontributin e Arta Berishës, Këshilltare Politike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Mentor Morinës, Drejtor i Departamentit për Politika Sociale në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës, si dhe Aulona Graishtës, përfituese e projektit YEEP, e cila solli në diskutim perspektivën dhe përvojat e të rinjve gjatë tranzicionit nga arsimi në tregun e punës.

Një moment i veçantë i ngjarjes ishte fakti që moderimi u realizua nga Leona Gimolli, një e re përfituese e projektit YEEP, duke dëshmuar se të rinjtë nuk janë vetëm përfitues të programeve, por partnerë aktivë në hartimin e zgjidhjeve dhe politikave që ndikojnë në jetën e tyre.

Rekomandimet e prezantuara u mirëpritën nga përfaqësuesit institucionalë dhe pjesëmarrësit e pranishëm, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nevojën për të përshpejtuar zbatimin e tyre në praktikë, me qëllim krijimin e më shumë mundësive për punësim dhe fuqizim të të rinjve në Kosovë.

16/06/2026

🦸‍♀️ Na takoni çdo të mërkurë dhe të enjte, nga ora 10:00 deri në 14:00 në Central Park në Prishtinë, ku kolegët tanë do t'ju tregojnë më shumë për fushatën dhe si mund të ndihmoni fëmijët në SOS Fshat. ❤️

🙏 Faleminderit Central Park për mbështetjen dhe hapësirën e ofruar për zhvillimin e kësaj iniciative, duke iu bashkuar kështu misionit tonë që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.

16/06/2026

Ka shumë arsye pse s'ka si n'shpi ❤️

Për fëmijët, ajo është vendi ku ndihen të sigurt, të dashur dhe të pranuar.

Faleminderit Ujë DEA që, për të tretin vit radhazi, po mbështetni këtë ndjenjë për fëmijët e SOS Fshatit përmes mbështetjes financiare, si një "Mik i shtëpisë" i vërtetë.
Sepse çdo fëmijë meriton ta ketë një vend që e quan shtëpi 🏡

Shpend Juniku - SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës - Mirëmëngjesi Kosovë 15.06.2026 15/06/2026

🦸‍♂️ Çfarë është fushata dhe si mund të bëheni pjesë e saj?

Shpend Juniku nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ishte mysafir në RTK, ku foli për rëndësinë e dhurimeve mujore dhe ndikimin që ato kanë në jetën e fëmijëve që mbështesim çdo ditë.

🎥 Ndiqni intervistën më poshtë⤵️

Shpend Juniku - SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës - Mirëmëngjesi Kosovë 15.06.2026 Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

14/06/2026

Bëhu mik i fëmijëve nê SOS Fshat♥️
Dhuro çdo muaj👪

11/06/2026

Fushata 🦸‍♂️

11/06/2026

❤️ Sot, kolegia jonë Rona u kthye nga terreni me një buzëqeshje të madhe.
Si pjesë e fushatës Bëhu SuperHero, ajo po takonte qytetarë në qendër të Prishtinës dhe po ndante me ta historitë e fëmijëve që SOS Fshati i mbështet çdo ditë.

🦸‍♂️Fushata synon të krijojë një komunitet dhuruesish të rregullt mujorë , njerëz të zakonshëm që, me një kontribut të vogël çdo muaj, bëhen superheronj për fëmijët. Falë mbështetjes së tyre, ne mund të vazhdojmë të ofrojmë kujdes dhe përkrahje për 42 fëmijë dhe të rinj pa përkujdesje prindërore, si dhe për mbi 600 fëmijë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror që i mbështesim çdo ditë. ❤️

Një bisedë e shkurtër e Ronës, ishte e mjaftueshme që një qytetar të kuptonte sa shumë mund të ndikojë një dhurim i vogël. Në fund të bisedës, ai vendosi të bëhet dhurues i rregullt mujor me 10 euro.

🤝 Nëse i shihni ekipet tona të fushatës Bëhu SuperHero në rrugët dhe sheshet e Prishtinës, ndaluni dhe bisedoni me ta. Ata do t'ju tregojnë më shumë për punën tonë dhe mënyrën se si mund të i ndihmoni fëmijët e SOS Fshatit çdo muaj.

Sepse nuk duhet superfuqi për të ndryshuar një jetë. Mjafton një zemër e madhe. ❤️

10/06/2026

💙 Ndonjëherë mjaftojnë disa vite, pak besim dhe shumë dashuri që jeta e një fëmije të ndryshojë krejtësisht.

Kur Arta* erdhi në SOS Fshat, ishte vetëm 8 vjeçe. E ndrojtur, e pasigurt dhe me shumë pyetje për të ardhmen.

✨ Sot, shtatë vite më vonë, ajo vallëzon, këndon, ushtron taekwondo dhe shkëlqen në robotikë e STEM. Por kur e pyet për arritjen e saj më të madhe, Arta nuk flet për sukseset e veta.

👭 Ajo flet për Tringën*, Drenushën* dhe Zanën*.

❤️ Jo motrat e saj biologjike, por tri vajza që fati i solli në të njëjtën SOS Familje. Vajza që sot e shohin Artën si shembull se e ardhmja mund të jetë më e bukur se e djeshmja.

🌱 Dhe ndoshta ky është suksesi më i madh: kur një fëmijë që dikur kishte nevojë për mbështetje, bëhet mbështetje për të tjerët.

Falë përkujdesjes së SOS Familjes dhe mbështetjes suaj, histori si kjo bëhen të mundura çdo ditë.

🙏 Faleminderit që jeni pjesë e tyre.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga 1 Tetori, Velani
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00