Misbah & Friends

Misbah & Friends

Share

Tek secili fëmijë fshihet një talent ‘Misbah&Friends’ është vendi ku zbulohet dhe shkëlqen.

“MISBAH&FRIENDS” shkolla e muzikës dhe artit

Shkolla e ulët dhe mesme e ulët
Licencuar nga MASHTI

Na gjeni në tri lokacione
•Arbëri
•Veternik
•Bregu i diellit

19/06/2026

Rreth 60 punime në pëlhurë do të shpalosin ëndrrat, imagjinatën dhe kreativitetin e talenteve tanë të klasës së artit figurativ 🎨🎨

Ju ftojmë të na bashkoheni në ekspozitën e nxënësve tanë të talentuar, e cila do të mbahet nesër, më 20 qershor, në ndërtesën e shkollës Misbah & Friends, në Rrugën B.

Ejani të shijojmë së bashku botën artistike të krijuar nga duart dhe mendjet e reja plot talent.

Ju mirëpresim🤩

Photos from Misbah & Friends's post 19/06/2026

SKENA PËR TY
Shfaqja e Baletit dhe Vallëzimit Modern

Me shumë kënaqësi, klasa e baletit dhe vallëzimit modern sjell shfaqjen e shumëpritur të talentëve tona të dashura.

Në kuadër të festimit të 15-vjetorit të shkollës sonë, mësueset tona të përkushtuara kanë përgatitur një program të larmishëm me koreografi solo dhe në grup, të realizuara me shumë punë dhe përkushtim

Ju mirëpresim me kënaqësi! ✨🩰🎶

Photos from Misbah & Friends's post 16/06/2026

Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë të merrni pjesë në koncertin e përbashkët pianistik të dy motrave të talentuara, nxënëse të shkollës sonë, të cilat me përkushtim, punë dhe dashuri për muzikën kanë arritur të shpalosin talentin e tyre në instrumentin e pianos 🎹

Ky koncert është një moment i veçantë për të festuar rrugëtimin e tyre artistik dhe zhvillimin e vazhdueshëm muzikor.

Një falënderim i sinqertë shkon për mësuesit Misbah Kaçamaku dhe Finesë Shala, për përkushtimin, mbështetjen dhe punën e palodhshme në edukimin dhe formimin e pianisteve të reja.

Prania juaj do të na nderonte.

Data | 18.06.2026
Salla e shkollës “Misbah&Friends” Arbëri
Ora | 19:00

Mirë se vini 🎹✨

15/06/2026

Tri 🫶🫶🫶 e shkollës tonë
Lyra, Eda & Urani

Faleminderit mësuesit Lis Mustafa për punën e shkëlqyer me talentet dhe për kontributin e çmuar në zhvillimin e tyre 🙏

Photos from Misbah & Friends's post 10/06/2026

ROCK STARS
“Live on Stage”

17.06.2026 | 19:00
Che Bar Marigona

Në shkollën tonë nuk e lëmë kurrë anash muzikën moderne dhe rock-un 🎸

Performimi Gjallë në Skenë, është një nga koncertet e veçanta të klasëve të këndimit, baterisë dhe kitarës dhe njëkohësisht koncerti ynë i preferuar, të cilin e presim me shumë emocion çdo vit 😊

Duke falënderuar Che Bar Marigona për mikpritjen dhe mbështetjen, ju ftojmë të na bashkoheni në këtë festë muzikore të shumëpritur.

Ju presim për një mbrëmje të mbushur me energji, muzikë të mirë dhe performanca të veçanta! 🎸🥁🎤🎶

Photos from Misbah & Friends's post 10/06/2026

SKENA PËR TY
14 Qershor 2026

KITARË Junior & Senior 
Ora 16:00 & 17:30 

Swiss Diamond | Salla Dyar

Në kuadër të festimit të 15-vjetorit të Misbah & Friends 🎓🎉, ju ftojmë të bëheni pjesë e koncertit të klasës së kitarës.

Nxënësit tanë do të sjellin para publikut një program të larmishëm me vepra nga repertori klasik dhe bashkëkohor, duke ndarë me ju talentin, përkushtimin dhe dashurinë e tyre për muzikën.

Ju mirëpresim fëmijë të dashur!

Mirë se vini! 🎸✨

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Mit'hat Frasheri 36
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00