17/06/2026
🎉💙 Gëzuar ditëlindjen, i dashur Zan! 💙🎉
Sot festojmë 4 vite të mbushura me buzëqeshje, gëzim dhe momente të veçanta që e bëjnë fëmijërinë kaq të bukur. 🌟
Zan, ti je një djalë plot energji, zemërgjerë dhe kureshtar, që sjell ngrohtësi dhe lumturi në çdo ditë që kalojmë bashkë. Me buzëqeshjen tënde dhe shpirtin tënd të mirë, ti e bën kopshtin tonë një vend më të lumtur. ✨
Urojmë që të rritesh i lumtur dhe gjithmonë i rrethuar nga dashuria e familjes, miqve dhe të gjithë atyre që të duan. 🎂🎈
Me shumë dashuri,
Familja e LET Center 💫💛
13/06/2026
🎓🌟 Ceremonia e Diplomimit dhe Festa e Parashkollorëve 2025/2026 në LET Center 🌟🎓
Një ditë e paharrueshme, një përjetim i artë, dhe një kujtim që do të jetojë gjatë në zemrat tona 🫶🏼
Në terasën tonë të dashur, që ka qenë si një oazë loje, mësimi dhe gëzimi gjatë gjithë vitit, festuam diplomimin e gjeneratës sonë të mrekullueshme të parafillorëve. Në atë hapësirë të artë ku janë jetuar orët më të ndritshme të fëmijërisë, u krijuan sot kujtimet më të bukura.📚🏫🌳 Një vit i mbushur me të qeshura, sfida, përqafime dhe suksese u kurorëzua me një ceremoni ku secili fëmijë shkëlqeu!
🎓 Shfaqja filloi me ecjen madhështore të fëmijëve në tapetin e kuq, nën duartrokitjet e prindërve dhe emocionet e mësueseve. Me krenari dhe besim, ata morën diplomat e tyre, ndërsa sytë e të rriturve u mbushën me lot gëzimi. Dhe kulmi i emocioneve? 🌟 Hedhja simbolike e kapelave të diplomimit drejt qiellit, një moment që ngjalli duartrokitje, gëzim dhe ndjenjën e një arritjeje të vërtetë! 🎓🎉
💌 Prindërit dhe familjarët ishin pjesë e çdo çasti, duke inkurajuar, duartrokitur, ndarë përqafime dhe përjetuar emocione së bashku me fëmijët e tyre, nëpër aktivitete të pasura e kreative, të organizuara me dashuri nga ekipi i mësueseve në LET Center.
💌 Ky vit ka qenë më shumë se një rrugëtim edukativ.. ka qenë një histori dashurie, bashkëpunimi dhe ëndrrash të realizuara. Faleminderit nga zemra mësimdhënësve tonë të përkushtuar, prindërve të dashur, kujdestarëve dhe çdo anëtari të LET Center që ka kontribuar në rritjen dhe shkëlqimin e këtyre yjeve të vegjël.
❤️ Gëzuar diplomimin, të dashur fëmijë! Urojmë që hapat tuaj të ardhshëm të jenë po aq të ndritshëm sa buzëqeshjet që ndriçuan sot këtë ditë të veçantë. E ardhmja ju pret me krahë hapur!
🌟 Ne jemi e ardhmja – We are the future! 🌟
🎓✨👣🎨📚🎉

🎓 Nga mosha 5 vjeç në 30, një udhëtim magjik drejt së ardhmes 🌟
Gjatë festës së diplomimit të nxënësve të parafillorit në LET Center, fëmijët tanë u befasuan me një surprizë të veçantë, posterë që i shfaqnin ata si të rritur 30-vjeçarë, të veshur me uniformat e profesioneve të ëndrrave të tyre: mësues, shkencëtarë, astronautë, futbollistë, artiste, mjekë dhe shumë të tjera! 🧑🏫👩🚀⚽️🎨
Ky moment ishte i mbushur me kureshtje, entuziazëm dhe emocione, si për fëmijët ashtu edhe për prindërit, të cilët u prekën nga vizioni i së ardhmes së fëmijëve të tyre. Të qeshurat, sytë që shkëlqenin dhe përqafimet e ngrohta krijuan një atmosferë të paharrueshme. 💞✨
Aktiviteti është fryt i filozofisë sonë për mësim përmes lojës, librave dhe përvojave, që fuqizon kreativitetin dhe ndihmon çdo fëmijë të imagjinojë një të ardhme me vetëbesim.
🙏 Falenderojmë me zemër ekipin tonë të përkushtuar të mësueseve, ekipën e LET Center, si dhe të gjithë prindërit, kujdestarët dhe familjarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin edukativ të fëmijëve.
🌟 Ne jemi e ardhmja – We are the future. 🌟
🎓💫📘
10/06/2026
🎉🌟 Gëzuar ditëlindjen, i dashur Rian! 🌟🎉
Sot festojmë 6 vite plot buzëqeshje, aventura dhe kujtime të bukura! Ti je një djalë plot energji, kureshtje dhe mirësi, që sjell gëzim dhe ngrohtësi kudo që shkon. 💙
Rian, është kënaqësi të të shohim duke u rritur çdo ditë, duke mësuar, eksploruar dhe ndërtuar ëndrra të mëdha me zemrën tënde të bukur. ✨
Urojmë që çdo ditë e jetës tënde të jetë e mbushur me dashuri, miqësi të sinqerta dhe momente që të bëjnë të buzëqeshësh me gjithë zemër. 🎂🎈
Me shumë dashuri,
Familja e LET Center 💫🫶🏼
09/06/2026
🌟 “Çka do të bëhesh kur të rritesh?” 🌟
Në duart e tyre shkruhen ëndrra të mëdha… ✨ Një mësuese 👩🏫, një astronaut 👨🚀, një doktoreshë 👩🏻⚕️, profesione që sot jetojnë në imagjinatën e tyre dhe nesër mund të bëhen realitet.
Ne i dëgjojmë ëndrrat e tyre, i inkurajojmë dhe i ndihmojmë të besojnë se gjithçka është e mundur. 💛
Sepse çdo fëmijë mban brenda vetes një të ardhme të bukur dhe një histori që sapo ka filluar të shkruhet. ⭐
09/06/2026
☀️ Mëngjes i freskët, ajër i pastër dhe shumë buzëqeshje. Kështu fillojnë ditët më të bukura të fëmijërisë. 🌿💚
Në natyrë, loja bëhet aventura më e dashur, ndërsa miqësitë e vogla lulëzojnë mes të qeshurave, vrapit dhe zbulimeve të reja. 👭🌳✨
Momente të thjeshta, zemra të lumtura dhe kujtime që do të mbeten gjatë në botën e tyre të vogël e magjike. ☀️🌼