17/06/2026
Trajnimi në Digital Design + AI në kuadër të projektit Youth-focused Digital Academy ka filluar me sukses. Pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria janë bashkuar për të zhvilluar njohuri dhe aftësi në dizajn digjital, komunikim vizual dhe përdorimin e mjeteve të AI në procesin kreativ.
Programi synon të përgatisë të rinjtë me njohuri praktike për krijimin e përmbajtjeve vizuale, zhvillimin e ideve kreative dhe përdorimin e teknologjisë në një botë gjithnjë e më digjitale.
📍 The project “Youth-focused Digital Academy” is supported by the Prishtina Office - Open Society Foundations Western Balkans
English:
The Digital Design + AI training within the Youth-focused Digital Academy project has officially started. Participants from Kosovo and Albania have joined the program to develop skills in digital design, visual communication, and the use of AI tools in the creative process.
The program aims to equip young people with practical knowledge in creating visual content, developing creative ideas, and using technology in an increasingly digital world.
📍 The project “Youth-focused Digital Academy” is supported by the Prishtina Office - Open Society Foundations Western Balkans
02/06/2026
A jetoni në Austri/Vjenë, ose njihni dikë që jeton atje dhe ka fëmijë te moshës 7-13 vjec?
Hapen aplikimet për grupin e parë të Shkollës Verore InTECHgrade për fëmijët e diaspores në Austri/Vjenë
Për grupin e parë që do të mbahet më 6–10 korrik, do të pranohen 30 nxënës, me bursë prej 70%.
Për të ndjekur një program veror tërheqës në gjuhën shqipe, ju ftojmë të aplikoni përmes formularit në vijim:
https://forms.cloud.microsoft/Pages/ResponsePage.aspx?id=ksbwxbby-Umwua7KUCT_kWzgJHjQzilMg9ft5wGiGEJUQ1YyRE01WU03UFk3VEdQVjBXQlhKWk0xOC4u
Vendet janë të kufizuara dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 6 qershor.
01/06/2026
Një ditë për ta kujtuar sa e rëndësishme është fëmijëria. 🌈
Gëzuar Ditën e Fëmijëve nga KCDE!
Le të vazhdojmë t’u japim fëmijëve mundësi për të mësuar, për të eksploruar dhe për të ndërtuar kujtime të bukura përmes edukimit dhe aktiviteteve që i bëjnë të buzëqeshin.
04/05/2026
Pozita e hapur: Asistent/e për Burime Njerëzore
KCDE është në kërkim të një Asistent/e për Burime Njerëzore, i/e cili/a do të mbështesë proceset administrative dhe organizative brenda ekipit.
Nëse je i/e organizuar, komunikon mirë dhe dëshiron të zhvillohesh në fushën e burimeve njerëzore, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Deadline për aplikim: 15 Maj
Pozita: Asistent/e për Burime Njerëzore
Linku për aplikim: https://superpuna.rks-gov.net/employer/jobs/asistent-e-per-burime-njerezore-hr-assistant
Apliko tani dhe bëhu pjesë e KCDE.
23/04/2026
Sot në Girls in ICT Day po festojmë më shumë se një ditë, po festojmë rrugëtimin e vajzave që kanë zgjedhur teknologjinë.
Nga trajnimet në Digital Design, Software Testing dhe Cyber Security, deri te momentet e certifikimit dhe projektet reale, këto janë histori të vërteta rritjeje.
KCDE vazhdon të krijojë hapësira ku vajzat zhvillojnë aftësi, besim dhe drejtim për të ardhmen e tyre në ICT.
E ardhmja ka emra vajzash.
Apliko dhe bëhu pjesë e gjeneratës që po ndërton të ardhmen.
03/04/2026
Trajnimi i Cyber Security u përfundua me sukses! ✅
16 pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria kanë përfunduar me sukses trajnimin në Cyber Security, ku gjatë programit kanë zhvilluar aftësi praktike në identifikimin e kërcënimeve, mbrojtjen e sistemeve dhe kuptimin e bazave të sigurisë kibernetike.
Ky trajnim synoi të përgatisë të rinjtë për tregun e punës në fushën e teknologjisë, duke i pajisur ata me njohuri konkrete dhe përvojë praktike.
Trajnimi u mbajt nga 1 Mars deri më 2 Prill 2026.
Falënderim i veçantë për mbështetjen e vazhdueshme nga
👉 Prishtina Office - Open Society Foundations Western Balkans
📸 Pamje nga sesionet e trajnimit (screenshots nga aktivitetet online)
17/03/2026
Kur trajnimi shndërrohet në mundësi reale 💡
Albena Hasolli e nisi rrugëtimin e saj me trajnimin “Bazat e Mësimit Online” në KCDE. Sot, ajo është pjesë e ekipit si Instructional Designer, duke kthyer dijen në profesion.
Histori që dëshmojnë se investimi në vetvete hap dyer që nuk i ke mendu.
07/03/2026
Sot në Ditën e Mësuesit festojmë përkushtimin, dijen dhe ndikimin që mësuesit kanë në formimin e gjeneratave të reja.
Gjatë vitit 2025, përmes programeve si Bazat e Mësimit Online, kemi punuar për të fuqizuar mësmimdhënësit dhe për të sjellë më shumë inovacion në arsim.
Falenderojmë çdo mësues që çdo ditë kontribojnë në zhvillimin e gjeneratave të reja.
Angazhimi ynë për edukimin do të vazhdojë edhe më tej.
Gëzuar 7 Marsin!