Fakulteti Filozofik

Fakulteti Filozofik

Share

FAQJA ZYRTARE E FAKULTETIT FILOZOFIK
Institucioni i parë dhe më i rëndësishëm arsimit të lartë në vend dhe pararendës i Universitetit të Prishtinës.

Photos from Fakulteti Filozofik's post 23/06/2026

CEREMONIA E DIPLOMIMIT 2026🎓

23/06/2026

Fjalimi i dekanit Prof. Bekim Baliqi me rastin e ceremonisë së diplomimit së gjeneratës 2026!

Të nderuar prindër, familjarë dhe mysafirë të çmuar,
Të nderuar kolegë të Fakultetit Filozofik,
Të dashur studentë të diplomuar,

Sot nuk është thjesht një ditë e veçantë; sot është një festë e madhe e arritjeve tuaja! Me një krenari të jashtëzakonshme dhe një gëzim qëndroj para jush për të festuar diplomimin tuaj nga Fakulteti Filozofik. Sot, ky auditor nuk është përplot vetëm me studentë, por përmban edhe ëndrra të realizuara!

Të dashur studentë, vitet që latë pas nuk ishin thjesht orë ligjëratash, net pa gjumë mbi libra apo ankthe provimesh. Ato ishin edhe vite të sakrificës, përkushtimi dhe avancimi personal. Sot ju qëndroni këtu si dëshmi e punës suaj të palodhur, e vendosmërisë dhe e pasionit tuaj për dije e shkencë.

Ju keni arritur atë që shumë të tjerë e edhe shumë breza para jush vetëm e ëndërronin. Ju jeni brezi i ri i profesionistëve që do të ndërtojë e zhvilloj të ardhmen e vendit tonë. Mos harroni kurrë vlerat që keni mësuar këtu: mendimin kritik, integritetin, respektin ndaj të tjerëve, atdhedashurinë dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë. Unë jam absolutisht i bindurdhe këtë e them me plot gojë, se ju do të jeni ata që do të krijoni një botë më të drejtë, më humane dhe më të bukur për të gjithë ne.

Si Dekan i Fakultetit Filozofik dhe në emër të stafit të Fakultetit, ju uroj përzemërsisht për suksesin tuaj. Falënderoj prindërit tuaj që ju kanë mbështetur në çdo hap, si dhe kolegët e mi profesor që me përkushtim e kanë bërë të mundur këtë sukses të përbashkët. Si dhe jam i sigurt që Fakulteti ynë do të vazhdojë të ndihet krenar për arritjet tuaja.
Urime edhe një herë, të dashur student të diplomuar! Le të jetë ky fillimi i një rrugëtimi të mrekullueshëm me plot suksese!

19/06/2026
19/06/2026

BËHU PJESË EDHE TI!
Fakulteti Filozofik Këshilli i Studentëve - Fakulteti Filozofik

Photos from Fakulteti Filozofik's post 18/06/2026

Në kuadër të simpoziumit akademik mbi 'Sigurinë Regjionale dhe Bashkëpunimin në Ballkanin Perendimor', me pjesmarrje të studentëve ndërkombëtar si dhe stafit dhe studenteve nga Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, po zhvillohet simulimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s – Anëtarësimi i Kosovës në NATO e udhëhequr nga Prof. Gianna Luša nga Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit.

18/06/2026

Sot, në 83-vjetorin e lindjes, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë veprimtarin dhe intelektualin e madh, Profesor Ukshin Hotin. Përveç kontributit të tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, Profesori la një gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë dhe mendimin kritik. Si profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ai u bë udhërrëfyes dhe burim frymëzimi për shumë breza studentësh duke i pajisur ata me guxim intelektual dhe pasion për dijen. Edhe pse mungesa e tij mbetet një plagë e hapur për të gjithë shoqërinë, largpamësia, idetë e guximshme dhe trashëgimia akademike e tij vazhdojnë të frymëzojnë brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Photos from Fakulteti Filozofik's post 17/06/2026

Për disa ditë me radhë po zhvillohet seminari ndërkombëtar akademik me temë boshtë “Regional Security and Cooperation in the Western Balkans”, me pjesëmarrje nga Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Shkencave Politike, Florida State University si dhe Universiteti i Prishtinës e cila po mbahet në Inter University Center në Dubrovnik, Kroaci. Në këtë seminar po marrin pjesë profesorët Besfort Recaj nga Fakulteti Juridik dhe dekani i Fakultetit Filozofik prof. Bekim Baliqi, si dhe studentet Diola Ahmeti dhe Bleona Meholli. Diskutime të rëndësishme mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin dhe integrimin euro-atlantik në Ballkanin Perëndimore ishin vetëm disa nga temat që janë duke trajtuar.

Photos from Departamenti i Historisë- UP's post 15/06/2026
Photos from Fakulteti Filozofik's post 15/06/2026

Sot, në ambientet e Fakultetit Filozofik u promovua vepra "Amazonat e UÇK-së", të historianes dhe studiueses së filozofisë, Fatvera Jonuzaj.
Nën udhëheqjen e Arbana Qeriqit, promovimi u hap me një fjalë përshëndetëse nga prodekani, profesor Arsim Sinani. Për të vazhduar me fjalën e recenzentit, profesor Blerim Latifit. Aktivistës së çështjes kombëtare, znj. Flora Brovina dhe redaktorit shkencor, Ass. Dren Brahimaj.
Në vepër janë përfshirë shtatëmbëdhjet intervista autentike të luftëtareve të UÇK-së.
Fakulteti Filozofik, mbetet i përkushtuar në përkrahjen e studentëve, në punët e tyre shkencore.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Pristina
10000