KOSOVA MAKERS LEAGUE

KOSOVA MAKERS LEAGUE

Share

Kosova Makers League organizon garën më të madhe të robotikës në Kosovë për shkollat fillore. 💙

22/06/2026

🐝💫 Një mikeshë e vogël me një mision të madh po vjen...

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 19/06/2026

🚀 Nga ideja në inovacion!

Kosova Makers League në bashkëpunim me IPKO , do të fillojë programin 'TECHMAKERS' për të i ofruar të rinjve mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në robotikë, programim, dizajn UI/UX dhe inteligjencë artificiale.💻🎨🤖

Programi do të zhvillohet në formë të punëtorive dhe të rinjtë pjesëmarrës do të jenë pjesë e një udhëtimi të mbushur me teknologji, kreativitet dhe argëtim.

Programi 'TECHMAKERS' do të organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, IPKO .
Ky program do të zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 17/06/2026

🌾🤖 A e keni ditur se kur ushqimi takon robotikën, ndodhin gjëra të jashtëzakonshme?

Ju ftojmë të lexoni tre fakte interesante rreth ndikimit të robotikës në ushqim.

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 10/06/2026

Edicioni i Tetë i Garës së Robotikës KML Open 2025-26 solli shumë sfida, kreativitet dhe momente argëtuese për ekipet pjesëmarrëse dhe mentorët e tyre. 🌟

Mentorët pjesëmarrës ndanë me ne përshtypjet e tyre nga ky edicion, duke folur për përvojën në garë, angazhimin e nxënësve dhe rëndësinë e aktiviteteve që nxisin teknologjinë, robotikën dhe inovacionin. 🤖💡

Faleminderit të gjithë mentorëve për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj të rinjve!

Edicioni i Tetë i Garës së Robotikës po mbështetet pjesërisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ProCredit Bank Kosova. Ky edicion po zhvillohet po ashtu falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina, Korporata Rugove dhe KEP Trust.

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 09/06/2026

Pamje nga angazhimi i ekipeve pjesëmarrëse në programin ‘Të Rinjtë në Teknologji 2.0’, gjatë sfidës së modulit të dytë.

Ekipet po pasqyrojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes zgjidhjes së
sfidave të robotikës dhe bashkëpunimit në grup. 🤖✨

Programi ‘Të rinjtë në Teknologji 2.0’, po organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, ProCredit Bank Kosova.
Ky program po zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

Përmbyllet me sukses programi “Të Rinjtë në Teknologji” në Shtime 08/06/2026

Ju ftojmë të lexoni artikullin nga Telegrafi.com për të mësuar më shumë rreth suksesit të programit 'Të Rinjtë në Teknologji' për ekipet pjesëmarrëse të komunës së Shtimes 🚀

Përmbyllet me sukses programi “Të Rinjtë në Teknologji” në Shtime Programi edukativ ”Të Rinjtë në Teknologji”, i organizuar nga Kosova Makers League me mbështetjen e KEP Trust, është përmbyllur me sukses me ekipet e shkollave të mesme nga komuna e Shtimes, duke u ofruar të rinjve mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji, programim, ...

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 03/06/2026

✨Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me nxënësit e shkollës Shf&Shmu Hasan Prishtina - Prishtinë, festuam duke koduar, krijuar dhe mësuar.

Gjatë aktivitetit në BONEVET Prishtina, nxënësit punuan me robotin Codey Rocky dhe eksploruan botën e programimit përmes sfidave argëtuese dhe interaktive.

Përmes teknologjisë, lojës dhe bashkëpunimit, ata dëshmuan se të mësuarit bëhet më i fuqishëm kur shoqërohet me kreativitet dhe kureshtje. 🤖💡

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 30/05/2026

Throwback Saturday ✨

Panairi i programit 'Të rinjtë në Teknologji', i mbështetur nga IPKO, mblodhi 25 të rinjtë të komunës së Prishtinës që prezantuan punimet e tyre kreative.

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 26/05/2026

Raundi i parë i programit ‘Të Rinjtë në Teknologji 2.0’ solli shumë energji, mësime dhe eksperienca të reja për nxënësit pjesëmarrës dhe mentorët e tyre. 🌟

Ata ndanë me ne përshtypjet e tyre nga ky modul, ku patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth robotit micro: Maqueen dhe ta programojnë atë përmes gjuhës programuese Python. 💻🤖

Urojmë shumë suksese për të gjithë nxënësit në vazhdimin e këtij programi! 💙

Programi ‘Të rinjtë në Teknologji 2.0’, po organizohet nga Kosova Makers League me mbështetjen e sponsorit gjeneral për këtë program, Pro Credit Bank Kosova.
Ky program po zhvillohet falë mbështetësve tanë të përhershëm BONEVET Prishtina dhe Korporata Rugove.

Photos from KOSOVA MAKERS LEAGUE's post 25/05/2026

- Programi “Të Rinjtë në Teknologji”, i mbështetur nga IPKO, angazhoi të rinjtë në aktivitete praktike dhe edukative, duke nxitur zhvillimin e aftësive në teknologji dhe kreativitet. 🚀

Këto statistika pasqyrojnë ndikimin dhe suksesin e programit në fuqizimin e të rinjve përmes teknologjisë dhe aftësive të së ardhmes.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Taslixhe, Rr. Hilë Mosi, Nr. 11
Pristina
10000