SHMM Dr Ali Sokoli

SHMM Dr Ali Sokoli

Share

SHMM"Dr. Ali Sokoli"

Shkolla e mesme e mjekësisë- Prishtinë

Photos from SHMM Dr Ali Sokoli's post 12/05/2026

Dita e infermierisë

Sot në shkollēn tonë u shënua Dita e Infermierisë nën udheheqjen e prof.Selvie Zeqiri dhe prof.Dafina Binaj, mbështetur nga drejtori i shkollës z.Flamur Bujupi.
Kjo ditë u kremtua me aktivitete të ndryshme domethënëse.
Nxënësit prezantuan projekte si dhe organizuan nje kuiz diturie për të nderuar këtë ditë dhe për të vlerësuar njohuritë e tyre profesionale.

Një pjesë e veçantë iu kushtua ekspozitës së punimeve të dorës të realizuara nga nxënësit, të cilat ishin vërtet mbresëlënëse dhe dëshmuan kreativitetin dhe përkushtimin e tyre.

Në nderë të shënimit të kësaj dite u realizua një vizitë në Qendrën e Qëndrimit Ditor për të Moshuar në kuadër të komunës. Nxënësit kaluan momente të bukura socializimi me të moshuarit dhe realizuan matjen e tensionit arterial, duke treguar kujdes, humanizëm dhe respekt ndaj tyre. Dita ishte shumë e këndshme dhe e vlefshme si për nxënësit, ashtu edhe për të moshuarit.

Le ta vlerësojmë dhe ta nderojmë gjithmonë këtë profesion human dhe fisnik!

Një zë i ri për Ditën e Shkollës 08/05/2026

Zëri i Ri i Shkollës

Në kuadër të Ditës së Shkollës, u realizua episodi i parë i podcastit tonë shkollor “Zëri i Ri i Shkollës”, një iniciativë e re që synon të sjellë më afër jetën shkollore, idetë dhe zërin e nxënësve.

Ekipi realizues:
Themelues / Drejtues:
Prof. Milaim Rama
Prof. Kushtrim Bekteshi
Nxënëse: Erina Dragaçina

I ftuar:
Drejtori i shkollës
Flamur Bujupi

Xhirimi:
Lanika Stublla
Vlera Sadiku
Enea Kadriu

Montazha & Dizajni:
Erina Dragaçina

Ky podcast do të publikohet çdo dy javë në kanalin tonë në YouTube, duke trajtuar tema të ndryshme edukative, rinore dhe shoqërore, si dhe duke sjellë intervista dhe diskutime nga ambienti shkollor.

Ju ftojmë ta ndiqni dhe të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi të ri, ku çdo episod sjell përmbajtje të re dhe me vlerë për nxënësit dhe komunitetin.

Ndiqeni në YouTube:
👉 Linku i podcastit: (https://youtu.be/CJcxRFq2Z1I?si=k05MddWB1u1ViWBh)

Një zë i ri për Ditën e Shkollës Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Photos from SHMM Dr Ali Sokoli's post 08/05/2026

AKTIVITET NË KUADËR TË DITËS SË SHKOLLËS

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Shkollës, në shkollën tonë u zhvilluan finalet e turnireve sportive për këtë vit shkollor, duke sjellë emocione, garë të fortë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme sportive. Nxënësit tanë dëshmuan edhe një herë talentin, disiplinën, respektin dhe shpirtin garues në çdo ndeshje të zhvilluar.
Finalja e basketbollit u zhvillua ndërmjet klasave XII/8 dhe XI/3, ku pas një loje mjaft interesante dhe dinamike, kampione u shpall klasa XI/3.
Në finalen e volejbollit u përballën klasat XII/7 dhe XII/9, ndërsa titullin kampion e fitoi klasa XII/9, pas një paraqitjeje të shkëlqyer.
Finalja më emocionuese e turnirit ishte ajo e futbollit mes klasave XII/8 dhe X/6, ku kampione u shpall klasa XII/8, duke dhuruar emocione deri në sekondat e fundit të ndeshjes.
Këto aktivitete treguan edhe një herë se sporti jo vetëm që bashkon nxënësit, por krijon kujtime të bukura, frymë bashkëpunimi dhe respekt të ndërsjellë.
Një falënderim i veçantë shkon për profesoreshën Luljeta Shala dhe profesorin Labinot Haziri për angazhimin, korrektësinë dhe përkushtimin e tyre gjatë organizimit dhe referimit të turnireve. Po ashtu, falënderojmë të gjithë nxënësit që kontribuan në organizim dhe u kujdesën për çdo detaj që ky aktivitet të realizohej sa më mirë.
Urime të gjithë finalistëve dhe kampionëve!
Jeni krenaria e shkollës sonë dhe shembull i përkushtimit, talentit dhe suksesit. Ju dëshirojmë edhe shumë fitore, suksese dhe arritje në të ardhmen.

Photos from SHMM Dr Ali Sokoli's post 08/05/2026

Shml”Dr. Ali Sokoli” - Dita e shkollës

Me rastin e Ditës së Shkollës, 8 Majit, në Sh.M.M. “Dr. Ali Sokoli”, në ambientet e shkollës u organizua ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për stafin e shkollës dhe nxënësit, të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë gjatë këtij viti shkollor që po lëmë pas.

Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe jemi falënderues për angazhimin dhe përkushtimin tuaj — suksesi juaj është nder për shkollën dhe shoqërinë.

08/05/2026
Photos from SHMM Dr Ali Sokoli's post 30/04/2026

Dyert e hapura “Shml Dr. Ali Sokoli”

Sot përmbyllëm me sukses "Javën e Dyerve të Hapura" në shkollën tonë, “Dr. Ali Sokoli”, një aktivitet kyç për orientimin në karrierë të nxënësve të klasave të 9-ta.
Gjatë kësaj jave, patëm kënaqësinë të mirëpresim semimaturantët e kryeqytetit, të cilët u njohën nga afër me profilet tona arsimore, kabinetet moderne dhe mundësitë që ofron shkolla jonë për rrugëtimin e tyre në fushën e shëndetësisë. Në institucionin tonë, dija gërshetohet me disiplinën dhe përkushtimin e palodhshëm të mësimdhënësve për të përgatitur profesionistët e së ardhmes.
Një falënderim i përzemërt shkon për nxënëset tona: Erina Dragaqina, Enea Kadriu, Fjona Thaqi, Adna Aliu dhe Anila Mazreku, të cilat ishin pjesë aktive e këtij organizimi dhe ndanë me shumë vullnet përvojat e tyre me semimaturantët vizitorë.
Gjithashtu, falënderojmë Drejtorinë e Arsimit për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve me interes për nxënësit tanë.
Ju mirëpresim me kënaqësi në vitin e ri akademik!
Zgjidh profesionin që bën dallimin! 🩺

Blerta H. Islami

29/04/2026

Njoftim për hapjen e ofertës

Shml ”Dr.Ali Sokoli” shpall hapjen e ofertës për organizimin dhe mbajtjen e mbrëmjes së maturës e cila preferohet të mbahet mes datave 15/05/ deri më 22/05/2026.

Ftohen të gjithë subjektet e interesuara (restaurant, salla eventesh, agjensione organizimi) të paraqesin ofertat e tyre që përfshinë:

1. Vendndodhjen dhe kapacitetin e ambientit
2. Menynë ushqimore dhe pijet
3. Muzika (orkestra muzikore mund të përzgjidhet në bashkëpunim me komisionin organizativ të mbrëmjes së maturës)
4. Sigurimi dhe shërbimi
5. Çmimi për person dhe kushtet e pagesës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data: 07/05/2026, në ora 12:00.

Ofertat të dergohen në adresën elektronike të shkollës: [email protected]

Photos from SHMM Dr Ali Sokoli's post 20/04/2026

Ekskursioni në Shqipëri 2025/2026
Shmm”Dr. Ali Sokoli”

Nxënësit e klasave të 12-ta të shkollës sonë patën mundësinë të marrin pjesë në një udhëtim të veçantë drejt Shqipërisë, një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre. Ky aktivitet u organizua me synimin që maturantët të pasurojnë njohuritë e tyre kulturore dhe historike, të forcojnë lidhjet shoqërore mes tyre dhe të përjetojnë momente të bukura përpara përfundimit të vitit shkollor.

Vizita u shndërrua në një klasë të hapur, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe historike të qyteteve shqiptare. Monumentet, muzetë dhe vendet e rëndësishme historike u bënë pjesë e një mësimi praktik, që i ndihmoi ata të kuptojnë më mirë rrënjët e përbashkëta dhe lidhjet mes dy vendeve.

Përveç aspektit edukativ, udhëtimi krijoi hapësirë për shoqërim, bashkëpunim dhe argëtim. Nxënësit ndanë momente të veçanta mes tyre, duke forcuar miqësitë dhe duke krijuar kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Çdo hap i këtij udhëtimi u shoqërua me emocione dhe buzëqeshje, duke e bërë këtë përvojë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme për secilin prej tyre.

Photos from SHMM Dr Ali Sokoli's post 07/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, kujtojmë se shëndeti është e drejtë themelore për çdo njeri – jo privilegj.
Barazia në kujdesin shëndetësor nënkupton respekt, dinjitet dhe trajtim të drejtë për të gjithë, pa dallim.

Le të jemi pjesë e ndryshimit: me më shumë empati, komunikim dhe humanizëm, ndërtojmë një shoqëri më të shëndetshme për të gjithë. 💙

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Pristina
10000