19/06/2026
𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐧ë 𝐆𝐣𝐮𝐡ë 𝐭ë 𝐇𝐮𝐚𝐣𝐚! 📚🌍
Investoni në të ardhmen tuaj dhe bëhuni pjesë e një programi që ju afron me botën.
Apliko tani: https://applyonline.aab-edu.net
📞048999006
18/06/2026
High School Dev përmbyllet me ndarje të bursave të studimeve dhe cmimeve për maturantët
Për tri ditë me radhë, Kolegji AAB në bashkëpunim me KGIA (Kosovo Game Industry Association), ka organizuar aktivitetin High School Dev, dedikuar për maturantët nga shkolla të ndryshme, duke ofruar një kombinim unik të teknologjisë, garës, mësimeve dhe argëtimit.
Pjesëmarrësit u përfshinë në gara në FIFA dhe Tekken, ku treguan talentin dhe aftësitë e tyre në gaming, ndërsa u shpërblyen me bursa studimi nga Kolegji AAB dhe cmime të ndryshme.
Përvec garave, maturantët patën mundësinë të marrin pjesë në punëtori të shumta, ku u njohën me tema që lidhen me artin e videolojërave, programimin e tyre si dhe marketingun në industrinë e videolojërave.
High School Dev, u shndërrua në një hapësirë takimi për të rinjtë, të cilët përmes garave, përvojave interaktive dhe aktiviteteve edukative, zhvilluan aftësi të reja, krijuan miqësi dhe u njohën më afër me botën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ky organizim dëshmoi edhe një herë përkushtimin e Kolegjit AAB për të mbështetur të rinjtë, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
18/06/2026
𝐅𝐨𝐫𝐦ë𝐬𝐨 𝐭ë 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭! 📚
Ky program është i fokusuar në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar në fushën e edukimit, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën bashkëkohore pedagogjike.
Apliko tani: https://applyonline.aab-edu.net
📞048999006
17/06/2026
𝐌𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚𝐧𝐭ë𝐭 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐨𝐝𝐡ë𝐧 𝐀𝐀𝐁-𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞 😍
Maturantët që zgjodhën AAB-në për kurse përgatitore e kanë përmbyllur me sukses këtë fazë përgatitjeje në prag të Testit të Maturës.
Falë angazhimit dhe mbështetjes akademike, ata janë tashmë më të përgatitur për sfidën që i pret më 20 qershor.
Kolegji AAB u uron shumë suksese në test!
17/06/2026
Kolegji AAB qendër e përgatitjes së maturantëve për Testin e Maturës
Kolegji AAB ka mirëpritur një numër të madh maturantësh të cilët kanë ndjekur kurset përgatitore në prag të Testit të Maturës.
Këto kurse kishin për qëllim t’u ndihmojnë maturantëve në përforcimin e njohurive, strukturimin e përgatitjes para testimit, duke u fokusuar në fushat kryesore të programit të maturës.
Interesimi i vazhdueshëm i maturantëve dëshmon besimin në cilësinë e programeve, stafit akademik dhe infrastrukturës moderne që ofron Kolegji AAB.
AAB mbetet e përkushtuar në mbështetjen e gjeneratave të reja, duke u ofruar atyre mundësi reale për zhvillim akademik dhe profesional në fusha të ndryshme të studimit.
17/06/2026
Kolegji AAB prezanton botimet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë
Shtëpia Botuese AAB po merr pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të jetë i hapur për vizitorët deri më 21 qershor.
Stenda e Kolegjit AAB ka tërhequr interesimin e një numri të madh vizitorësh, të cilët janë njohur nga afër me botimet dhe publikimet.
Pjesëmarrja në Panairin e Librit përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e vlerave akademike, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjes me komunitetin e lexuesve dhe studiuesve.
17/06/2026
𝐁ë𝐡𝐮 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞! 🏛️
Apliko tani dhe bëhu pjesë e një karriere profesionale në shërbim të qytetarëve.
https://applyonline.aab-edu.net/
📞048999006
16/06/2026
Kolegji AAB pjesë e edicionit të 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë
Kolegji AAB do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe letrare në vend, e cila mbledh autorë, botues, studiues, studentë dhe dashamirës të librit nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Panairi do të zhvillohet në datat 17-21 qershor në Pallatin e Rinisë, ku vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me botimet nga Kolegji AAB.
Me këtë pjesëmarrje, institucioni ynë vazhdon të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën, duke sjellë më afër lexuesit me botimet akademike.