26/06/2026
2 Vende të lira pune - Administratë @ Financë!
Lokacioni - Dalje të Prishtinës.
Pa përvojë paraprake të punes.
Paga në fillim - Neto 500 € - 600 €( negocohet).
Dreka dhe transporti nga Prishtina mbulohet nga kompania.
Tipi i kompanise: Prodhuese.
Tash sa na erdhi kjo kërkesë në AFAS në lidhje me dy pozita të lira pune …
A duhet kandidati (ja) për këto pozita ta ketë të pērfunduar AFAS(in)?
Jo, meqë puna është kryesisht administrative, ndjekja e trajnimit paraprak profesional për Nepunes Kontabel në AFAS nuk është një kusht, dhe se CV do të trajtohen njësoj.
Në kërkim të kujt është, dhe çfarë preferenca ka kompania?
Të rinjë në moshë, të interesuar të fillojnë hapat e parë profesional në një kompani të suksesshme. Por edhe të tjerët me përvojë ( por të rinjë), mund të aplikojnë.
Si mund të aplikoj?
Duke dërguar një CV në [email protected] dhe CC: [email protected] me subjekt: Per pune ne administrate, jo më larg se këtë të dielë, datë 28 Qershor, 2026.
CV me patjetër duhet të ofrojë të dhëna mbi datëlindjen, shkollimin, ( cili institucion), dhe përvoja paraprake e punes ( nese ka).
Kur mbahet intervista?
Të marten, datë 30 Qershor, në ambientet e AFAS-it.
Kur do të njoftohen të perzgjedhurit për intervistë?
Të hënën para ores 12:00, ku do të njoftohen në lidhje me kompaninë dhe detaje tjera.
P.S Meqë eshte vikend, asnje forme tjeter komunikimi: mesazh, telefon etj. nuk mund dhe nuk do të ofrohen.
Paqi fat!
24/06/2026
Dy vende të lira pune: Administratë dhe Financë.
Lokacioni: Periferi e Prishtines (Çagllavicë).
Paga fillestare: Neto 600€.
Dreka mbulohet nga kompania.
Orar i rregullt pune ( E hënë / E premtë).
Intervistat mbahen shumë shpejt.
Përvoja paraprake e punes nuk është një kusht.
Një kompani lokale që operon në fushen e prodhimit ( partner i hershëm i AFAS-it), ka kërkuar që ti rekomandojmë dy kandidatë që i njohim nga trajnimet tona për poziten etyre të hapur kryesisht në administratë por edhe në financë.
Intervista mbahet shumë shpejt gjatë kësaj jave, kurse ju pa hezitim na shkruani një mesazh për shfaqje interesimi…
Paqi fat!
23/06/2026
Kërkohen 8 Junior Auditorë dhe Junior Kontabilistë për kompani ndërkombëtare!
Nuk ka më mirë se me e nis karrieren profesionale si duhet!
Po dëshiron me nis karrierën në një prej kompanive më të mëdha të huaja të auditimit dhe kontabilitetit në Kosovë?
Ky është shansi yt!
AFAS është duke i përzgjedhur kandidatët për 8 pozita të lira.
Pse duhet me apliku?
Merr përvojë me standarde ndërkombëtare dhe klientë të mëdhenj.
Mëson direkt prej ekspertëve të fushës.
Ke mundësi reale për rritje të shpejtë në detyrë.
Të hapen dyert kudo me pasë këtë përvojë në CV.
Kushtet për aplikim:
Je i diplomuar ose në prag të diplomimit në Fakultetin Ekonomik (apo drejtime adekuate).
Je tip analitik dhe i ke mirë punët me numra.
Ke njohuri bazike dhe esenciale të gjuhës angleze.
A mundesh me apliku nëse nuk ke kry trajnim në AFAS?
PO, sigurisht! Mjafton me i plotësu kushtet më lart dhe me pasë notë mesatare të lartë në fakultet.
Kur mbahen intervistat?
Intervistat mbahen javën që vjen. Për datën dhe orën e saktë do të njoftoheni me kohë direkt nga AFAS.
Si me apliku?
Afati për aplikim është deri në fund të kësaj jave.
Dërgoje CV-në tënde sa më shpejt në: [email protected]
Tek pjesa e subjektit (Subject) shkruaj saktësisht: Për punë në kompani ndërkombëtare auditimi dhe kontabiliteti.
Paqi fat!
AFAS Prishtine
22/06/2026
Pozita: Departamenti i Kontabilitetit.
Lokacioni: Prishtinë, qendër.
Tipi i kompanisë: Ndërkombëtare.
Paga: Shumë e mirë dhe konkurruese.
Orari: Me orar të plotë.
Orientimi mbi pagen: Mbi 1000€ për fillim.
P.S Ky konkurs është i hapur dhe vlen për këdo që shfaq interesimin dhe beson që plotëson kushtet.
Për shkak të zhvillimit të operacioneve në Kosovë, dhe gjithmonë me kërkesën e këtij partneri afarist të AFAS(it), jemi në kërkim të një kandidati/e të motivuar për t’iu bashkuar ekipit të financave në selinë qendrore.
Dërgo CV në [email protected] me subjekt: Për punë në kontabilitet ( kompani e huaj).
Përgjegjësitë kryesore:
Regjistrimi dhe kontrollimi i dokumenteve primare të kontabilitetit;
Regjistrimi i faturave të furnitorëve vendorë dhe të huaj;
Regjistrimi dhe kontrollimi i dokumentacionit lidhur me importet;
Regjistrimi i dokumenteve/lëvizjeve bankare dhe barazimi i llogarive bankare;
Barazimi i llogarive të furnitorëve dhe klientëve;
Organizimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit kontabël;
Pjesëmarrja në proceset mujore të mbylljes kontabël;
Përgatitja e raporteve dhe analizave të nevojshme për kompaninë;
Koordinimi me degët dhe stafin përkatës sipas nevojës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Diplomë universitare në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
Së paku 2 vite përvojë pune në kontabilitet ose financa;
Njohuri të mira të parimeve bazë të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor në Kosovë;
Përvojë në regjistrimin e faturave, barazime dhe organizim të dokumentacionit kontabël;
Përvojë me dokumentacion të importeve, kompani tregtare apo stoqe konsiderohet e dëshirueshme;
Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel;
Njohja bazike e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
Gatishmëri për të mësuar sisteme dhe procese të reja.
Ne ofrojmë:
Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie ndërkombëtare në zhvillim;
Punë dinamike në industrinë automotive;
Mundësi për të mësuar dhe punuar me Microsoft Dynamics 365 Business Central;
Ambient profesional pune dhe mbështetje nga ekipi lokal dhe grupi ndërkombëtar;
Mundësi për zhvillim profesional.
Konkursi mbyllet mbrenda 10 ditësh…
19/06/2026
“Në AFAS trajnohen brezat; aty ku prindërit tanë ndërtuan karrierën në kontabilitet, sot ne po ngrisim tonën.”
Since 1993!
17/06/2026
Vend i lirë pune - Lipjan.
Tipi i kompanise - Tregtare.
Pozita - Asistent(e) në administratë dhe financë.
Paga për fillestarë - Bruto 650 Euro.
Orari - E hënë/ E premtë.
Intervista mbahet javen që vjen.
Një kompani e fuqishme nga Lipjani ka shfaqë interesimin në AFAS për një kandidat që kurdo ka ndjekur trajnimin për t’ju bashkuar studios sê tyre të kontabilitetit.
Kompania shqyrton dy mundësitë: Me apo pa përvojë paraprake të punes në kontabilitet, kurse paga në të dy rastet është e negocueshme.
Të interesuarit të na shkruajnë për shfaqje interesi ..
Paqi fat!
12/06/2026
Në kuadër të një bashkëpunimi shumë të gjatë dhe gjithmonë me kërkesën e bankes BKT, po e postojmë këtë mundësi pune:
Pozita: Praktikant/eVendi i punës: Departamenti i Operacioneve Qendrore
Njësia: Njësia e Sistemeve të Pagesave / POS
Lokacioni: Prishtinë
Data e hapjes: 05.06.2026
Data e mbylljes: 14.06.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:Asiston në punët e përditshme për kërkesat e POS-ave nga degët.
Punon në terren për instalimin e POS-ave të rinj dhe zëvendësimin e tyre te tregtarët.
Mirëmban bazën e të dhënave për kërkesat e pranuara dhe i ndjek ato.
Kontrollon POS-at dhe zgjidh problemet teknike sipas nevojës.
Asiston Njësinë e Sistemeve të Pagesave / POS në detyra të tjera administrative operative.
Raporton problemet nga terreni.
Kërkesat:I/e diplomuar ose student/e në Ekonomi, Administrim Biznesi, Bankë, Financë, Menaxhment ose fakultete përkatëse.
Aftësi kompjuterike dhe teknike.I/e gatshëm/me për të mësuar, fleksibil/e dhe i/e shkathtë në zgjidhjen e problemeve.
Patentë shoferi (Kategoria B ).
Aftësi për të punuar me vetëiniciativë dhe si pjesë e ekipit.
Gjuhë angleze rrjedhshëm (njohja e gjuhës turke është përparësi).
Për të aplikuar, mund të përdorni linkun më poshtë:
Praktikant në Njësinë POS (05.06 – 14.06.26): https://careers.bkt.com.al/job-invite/1106/
Paqi Fat!
10/06/2026
5 kafe për 5 vite riakreditim, dhe për 35 vite përvojë …
10/06/2026
Vend i lirë pune - Kontabilitet!
Lokacioni - Rruga B.
Tipi i kompanisë - Studio Kontabel.
Pa përvojë paraprake pune në kontabilitet.
Një studio e fuqishme vendore e kontabilitetit ka shfaqur interesimin që të j*p një mundësi pune provuese tre - mujore me pagesë dhe mundësi pune pas skadimit të punes provuese një kandidati që ka ndjekur AFAS-in.
Në kërkim të kujt është kompania?
Të një kandidati që dëshiron të fillojë një karrierë profesionale, menjëherë pas diolomimi, ose në prag të diplomimit në fakultet, dhe që në AFAS ka lënë përshtypje të mira.
Ju lutemi të na kontaktoni pa hezitim për shfaqje interesi…
Intervista mbahet shumë shpejt.
Paqi fat!
07/06/2026
Vend i lirë pune - Magjistralja: Prishtinë / Gjilan.
Orari i punes - 8:00 / 15:00.
Ditët - E hënë / E premtë.
Pozita - Kontabilist(e) Junior.
Paga në fillim - Neto 600 €uro ( e negocueshme).
Ushqimi mbulohet në kompani.
Tipi i kompanisë - Prodhuese ( Produkte ushqimore).
Për këtë klient të AFAS-it, dhe gjithmonë sipas kërkesês se tij, jemi në kërkim të një kandidati(e) i(e) interesuar për këtë pozitë.
Përvoja paraprake e punes është një përparësi, por nuk paraqet një kusht. Kurse sipas kërkesës së kompanisë kandidati duhet onligativisht ta ketë të përfunduar trajnimin në AFAS.
Të interesuarit duhet të na shkruajnë për këtë mundësi me një mesazh për shfaqjen e interesit, kurse i tervista me punedhenesin mbahet shumë shpejt.
Paqi Fat!
AFAS Prishtinë.