16/06/2026
On 8 June 2026, EPALE Netherlands and EPALE Flanders hosted the webinar Community Learning Environments, bringing together speakers from Poland, Latvia and Belgium to explore how alternative learning environments can support adult learning.
The webinar featured practical examples on:
✅ Museums as inclusive learning spaces
✅ Senior education and intergenerational learning
✅ Local learning ecosystems and community partnerships
✅ Creating learning opportunities connected to adults’ everyday lives
🔗 Watch the recording in the link below:
Webinar Community Learning Environments.
Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.
16/06/2026
📢 Sot patëm kënaqësinë të mbajmë një sesion informues për platformën EPALE në bashkëpunim me Qendra për zhvillim të karrierës - Universiteti "Haxhi Zeka"
Gjatë prezantimit, diskutuam rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës në një botë që po ndryshon vazhdimisht dhe rolin që EPALE luan në mbështetjen e zhvillimit profesional dhe personal të individëve në mbarë Evropën.
Studentët dhe të diplomuarit u njohën me mundësitë që ofron platforma, duke përfshirë qasjen në artikuj dhe materiale profesionale, pjesëmarrjen në trajnime, webinare dhe ngjarje ndërkombëtare, si dhe mundësitë për t’u lidhur me profesionistë dhe institucione nga e gjithë Evropa. Po ashtu, demonstruam procesin e regjistrimit në platformë dhe mënyrat se si ata mund të përfitojnë nga ky komunitet evropian i mësimit gjatë gjithë jetës.
Faleminderit Zyrës së Karrierës për bashkëpunimin dhe të gjithë studentëve për pjesëmarrjen dhe interesimin e treguar. Shpresojmë t’ju shohim së shpejti si pjesë të komunitetit EPALE! 🌍📚
Për të krijuar llogarinë tuaj, ndiqni hapat e paraqitur në udhëzuesin më poshtë:
https://drive.google.com/file/d/1R5Apq10eQb6nReDJTCKq_4fgVw8zOci1/view?fbclid=IwY2xjawSeI85leHRuA2FlbQIxMABzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeHorcR2giI2lgLqYZhDpK09W_zwNKeKTLaWxceflgIF02_EvNZT6xWenEwPQ_aem_yeooJhYr_15AFye_iIZ3Ng
15/06/2026
Çfarë pret një vlerësues nga një projekt propozim Erasmus+?
Si vlerësuese e projekteve Erasmus+ për dy Agjenci Kombëtare në Francë, Sophie Alex-Bacquer ndan përvojën dhe këshillat e saj mbi elementet që e bëjnë një aplikim të qartë, koherent dhe bindës.
Ndër të tjera, autorja nënvizon se platforma mund të shërbejë si një mjet i vlefshëm për shpërndarjen dhe promovimin e rezultateve të projekteve Erasmus+.
Artikulli thekson rëndësinë e identifikimit të nevojave reale, ndërtimit të partneriteteve cilësore, përfshirjes së grupeve të synuara dhe planifikimit të qëndrueshëm të rezultateve.
Lexoni artikullin e plotë, të përkthyer në shqip: https://epale.ec.europa.eu/sq/blog/cfare-pres-nga-nje-projekt-erasmus-gjate-procesit-te-vleresimit
Kosovo Erasmus+ Office
11/06/2026
🤖📚 Për inteligjencën artificiale flitet gjithnjë e më shumë, por çfarë do të thotë ajo në praktikë për tregun e punës dhe mësimin e të rriturve?
Artikulli më i ri në EPALE sjell gjetjet e fundit nga OECD dhe Cedefop mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësi, punësim dhe të nxënit gjatë gjithë jetës. Ai trajton sfida si mungesa e aftësive, pabarazitë në qasjen në mësim dhe rëndësinë e ndërtimit të ekosistemeve të të nxënit për një tranzicion digjital që vendos njeriun në qendër.
📖 Lexoni artikullin e përkthyer në shqip dhe zbuloni pse investimi në aftësi, rikualifikim dhe mësim gjatë gjithë jetës është thelbësor për të ardhmen e punës, përfshirjen sociale dhe përshtatjen me ndryshimet që sjell inteligjenca artificiale.
https://epale.ec.europa.eu/sq/blog/ia-ndikon-ne-tregun-e-punes-cfare-do-te-thote-kjo-mesimin-e-te-rriturve
11/06/2026
A janë aftësitë bazë vetëm leximi, shkrimi dhe matematika?
Paketa më e re e Burimeve EPALE, “Beyond the Skills Gap”, na fton të shohim përtej kuptimeve tradicionale të aftësive bazë. Ajo trajton sfidat e qasjes në arsim, ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe rëndësinë e kompetencave digjitale, shkencore dhe qytetare për një jetë dhe punë cilësore.
Kjo nuk është një paketë për ata që kërkojnë përgjigje të thjeshta, por për ata që janë të gatshëm të angazhohen me kompleksitetin e sfidave të sotme.
Paketa e Burimeve EPALE: Përtej Hendekut të Aftësive - EPALE - Euro...
Paketa e Burimeve EPALE: Përtej Hendekut të Aftësive
11/06/2026
📢 SESION INFORMUES – EPALE Kosovo
Të nderuar studentë dhe të diplomuar të UHZ-së,
Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues për platformën EPALE (Electronic Platform for Adult Learning in Europe), një iniciativë e Komisionit Evropian që promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin profesional.
📅 Data: 16.06.2026
🕑 Ora: 14:00
💻 Platforma: Google Meet
📝 Regjistrimi: https://forms.gle/UHgwY51LHCyc9bA19
Sesioni do të prezantohet nga:
Kristina Zimaj
Project Officer – EPALE NSS Kosovo
Gjatë sesionit do të keni mundësi të mësoni më shumë rreth mundësive që EPALE ofron për studentë dhe profesionistë, përfshirë trajnime, webinare, materiale profesionale dhe rrjetëzim me institucione evropiane.
Ju mirëpresim!
05/06/2026
🌿 A e dini se përdoruesit e regjistruar në EPALE mund të publikojnë edhe shkrimet e tyre përmes ?
EPALE nuk është vetëm një platformë për të lexuar përmbajtje – ajo ju ofron mundësinë që të ndani edhe përvojat dhe reflektimet tuaja me komunitetin evropian të arsimit për të rritur.
Nëse jeni mësimdhënës/e, trajner/e, hulumtues/e, koordinator/e projektesh apo profesionist/e i/e arsimit, mund të publikoni:
✍️ Reflektime nga puna dhe përvoja juaj profesionale;
📚 Histori suksesi dhe praktika të mira në arsimin për të rritur;
🌍 Përvoja nga projektet Erasmus+, EPALE apo iniciativa të tjera edukative;
💡 Metoda inovative të mësimdhënies dhe të nxënit gjatë gjithë jetës.
Të gjitha shkrimet shqyrtohen nga ekipi redaktues i EPALE për t'u siguruar që përmbajtja është në përputhje me temat dhe misionin e platformës.
Ndani përvojën tuaj, frymëzoni të tjerët dhe bëhuni pjesë aktive e komunitetit më të madh evropian për arsimin e të rriturve!
Regjistrohu në EPALE duke klikuar këtu: https://epale.ec.europa.eu/en
04/06/2026
🇪🇺 EPALE NSS Kosova mori pjesë në Takimin Vjetor të Rrjeteve Kombëtare Mbështetëse (NSS) në Bruksel, ku përfaqësues nga e gjithë Evropa u mblodhën për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar zhvillimet më të reja të platformës EPALE.
Gjatë takimit u prezantuan prioritetet e EPALE për vitin 2026, risitë e platformës dhe u diskutuan mënyra të reja për të forcuar komunitetin evropian të mësimit të të rriturve.
📖 Lexoni artikullin e plotë:
https://epale.ec.europa.eu/sq/content/epale-nss-meeting-2026-shkembim-pervojash-dhe-zhvillime-te-reja-per-komunitetin-epale