TEMPULLI

TEMPULLI

Share

Tempulli është themeluar në vitin 1992 Tempulli ka traditën më të gjatë në arsimin privat në Kosovë, në aftësimin dhe edukimin e vijuesve në fushën e trafikut.

Deri më tani kanë kaluar një numër i madh i studentëve si dhe vijuesve të kurseve të ndryshme profesionale. Jemi të bindur se me këtë punë kemi ndikuar në rritjen e punësimit dhe punësueshmërisë së njerëzve në Kosovë, në rritjen e sigurisë në komunikacion dhe në përmirësimin e cilësisë së ofertës së arsimit terciar profesional dhe të lartë në Kosovë. Po ashtu konsiderojmë se këto vite kanë qenë vite të rritjes së pandërprerë të sasisë, cilësisë dhe përmbajtjes arsimore e aftësuese në Tempulli.

18/06/2026

Regjistrimet e hershme në Kolegjin Tempulli kanë filluar!

Apliko tani dhe përfito zbritje në studime. Mos e humb mundësinë për të investuar në të ardhmen tënde me institucionin lider në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës.

📞 045 903 903
📧 [email protected]
🌐 www.tempulli.org

15/06/2026

Në kujtim të Adem Lokajt dhe Vllaznim Malokut, ekspertë dhe profesionistë të shkencave të trafikut dhe transportit.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorëve Adem Lokajt dhe Vllaznim Malokut, dy ekspertë të respektuar të fushës së trafikut dhe transportit, të cilët me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre lanë gjurmë të rëndësishme në komunitetin akademik dhe profesional.

Adem Lokaj u nda nga jeta në fundjavën e kaluar pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa Vllaznim Maloku ndërroi jetë pasditen e sotme si pasojë e një keqësimi të papritur shëndetësor. Humbja e tyre është veçanërisht e rëndë për familjet e tyre, të cilave u shprehim dhembshurinë dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira.

Të ndjerët i përkisnin brezit të parë të studentëve shqiptarë të diplomuar në Universitetin e Zagrebit dhe dhanë kontribut të çmuar në zhvillimin e shkencave të trafikut dhe transportit në Kosovë. Ata ishin gjithashtu bashkëpunëtorë të respektuar të Kolegjit Tempulli dhe kontribuuan në edukimin dhe formimin profesional të shumë gjeneratave të reja.

Po ndahemi nga dy miq të Tempullit, dy shokë të një brezi me themeluesin e Kolegjit Tempulli, profesor Arif Krasniqin, të cilët së bashku me kolegë të tjerë i shërbyen dijes, arsimit dhe profesionit me përkushtim të rrallë. Trashëgimia e tyre do të jetojë në secilin student, koleg dhe profesionist që kanë frymëzuar gjatë jetës dhe veprimtarisë së tyre.

Në emër të Kolegjit Tempulli, stafit akademik, bashkëpunëtorëve dhe studentëve tanë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të dashura dhe respektuara Lokaj dhe Maloku.

Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën, veprën dhe kontributin e tyre.

Kolegji Tempulli

Photos from TEMPULLI's post 09/06/2026

Me 5 Qershor 2026 Kolegji Tempulli ka qenë mikëpritës i Konferencës së 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore, e cila ishte bashkorganizim me Universitetin Ahi Evran nga Kirsehir dhe Instituti i Zhvillimit Ekonomik dhe Kërkimeve Sociale nga Turqia.

Pas organizimeve të suksesshme në vende të ndryshme të Botës, ky edicion i konferencës u mbajtë në Prishtinë – Kosovë, përkatësisht në Kolegjin Tempulli. Pjesë e kësaj konference kanë qenë studiues, profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga shumë vende të botës, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të njohurive shkencore, në fusha të ndryshme multidiciplinare.

Kolegji Tempulli me përvojën e tij shumë vjeqare në organizimin e konferencave ndërkombëtare si gjithëher ka pasur rolin kyç në mbarëvajtjen e konferencës, e cila sipas bashkëorganizatorëve dhe pjesëmarrësve ka qenë shumë e suksesshme duke i atribuar Kolegjit Tempulli, vlerësim maksimal dhe falenderime për organizimin.

Konferenca u zhvillua në format fizik me datën 5 Qershor dhe ka vazhduar në formatin online me datën 6 Qershor, duke ofruar mundësi të gjera për rrjetëzim profesional dhe bashkëpunim akademik ndërkombëtar.

Kolegji Tempulli mbetet i përkushtuar në aktivitetin e tij për bashkëpunim me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën akademike, si në nivel vendi poashtu edhe atë ndërkombëtar.

Një falënderim i veçantë për për mbështetjen dhe furnizimin me ujë gjatë gjithë konferencës, duke kontribuar në mbarëvajtjen dhe komoditetin e pjesëmarrësve tanë.

04/06/2026

Avanco Karrierën Tënde me Trajnimet e Tempullit!

Kolegji Tempulli ofron një numër të madh trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, të akredituara dhe të dizajnuara sipas nevojave të tregut të punës. Programet tona ju ndihmojnë të fitoni njohuri praktike, kompetenca profesionale dhe certifikime me vlerë të lartë për zhvillimin e karrierës suaj.

Shfletoni trajnimet që ofron Kolegji Tempulli dhe gjeni programin që i përshtatet më së miri objektivave tuaja profesionale.

🌐 www.tempulli.org/trajnime

04/06/2026

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, Kolegji Tempulli, në cilësinë e partnerit organizator, në bashkëpunim me Universitetin Ahi Evran nga Kirsehir dhe Instituti i Zhvillimit Ekonomik dhe Kërkimeve Sociale - Turqi organizon:

Konferencën e 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore, e cila do të mbahet në Prishtinë, me 5 Qershor, në Kolegjin Tempulli.

Pas organizimeve të suksesshme në vende të ndryshme, ky edicion i konferencës do të mbledhë në Prishtinë studiues, profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga shumë vende të botës, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të njohurive shkencore.

Për ne do të ishte nder i veçantë që ju të ish*t pjesë e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare dhe të kontribuonit me përvojën dhe ekspertizën tuaj në sesionet akademike dhe diskutimet shkencore.

Konferenca do të zhvillohet në format fizik me datën 5 Qershor dhe online me datën 6 dhe 7 Qershor, duke ofruar mundësi të gjera për rrjetëzim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

02/06/2026

Trajnim për Instruktor të Shoferëve

Tempulli është institucion i akredituar dhe i autorizuar për organizimin e këtij trajnimi që nga viti 2006.

✔️ Trajnimi është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
✔️ Trajnimi është i autorizuar ngaMinistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Bëhuni pjesë e një profesioni të rëndësishëm dhe shumë të kërkuar në tregun e punës. Ky trajnim ju mundëson të ndërtoni një karrierë të qëndrueshme dhe profesionale në fushën e edukimit të shoferëve.

📞 045 903 903 | 044 501 810
📧 [email protected]
🌐 www.tempulli.org

Photos from TEMPULLI's post 02/06/2026

Sot, me krenari të veçantë, disa nga studentët tanë përmbyllën me sukses një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre akademike duke diplomuar në Kolegjin Tempulli.

Pas viteve të përkushtimit, sfidave, mësimit dhe zhvillimit profesional, ata tashmë janë të gatshëm të ndërtojnë rrugën e tyre drejt suksesit dhe të kontribuojnë në shoqëri me njohuritë dhe kompetencat e fituara.

29/05/2026

Kolegji Tempulli bashkëorganizon Konferencën e 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, Kolegji Tempulli, në cilësinë e partnerit organizator, në bashkëpunim me Universitetin Ahi Evran nga Kirsehir dhe Instituti i Zhvillimit Ekonomik dhe Kërkimeve Sociale - Turqi organizon:
Konferencën e 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore, e cila do të mbahet në Prishtinë, me 5 Qershor, në Kolegjin Tempulli.

Pas organizimeve të suksesshme në vende të ndryshme, ky edicion i konferencës do të mbledhë në Prishtinë studiues, profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga shumë vende të botës, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të njohurive shkencore.

Për ne do të ishte nder i veçantë që ju të ish*t pjesë e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare dhe të kontribuonit me përvojën dhe ekspertizën tuaj në sesionet akademike dhe diskutimet shkencore.

Konferenca do të zhvillohet në format fizik me datën 5 Qershor dhe online me datën 6 dhe 7 Qershor, duke ofruar mundësi të gjera për rrjetëzim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

27/05/2026

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Kolegji Tempulli ju uron nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë e sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar vlerat e respektit, mirëkuptimit dhe dashurisë njerëzore.

Urojmë që kjo festë e shenjtë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, me gëzim, lumturi dhe mirësi të pafundme.

Me fat Festa e Kurban Bajramit!
Me respekt,
Kolegji Tempulli

26/05/2026

REGJISTRIMET E HERSHME JANË HAPUR

Fillo rrugëtimin tënd akademik në programin Bachelor në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit në Kolegjin Tempulli.

Përfitoni zbritje me rastin e regjistrimeve të hershme dhe kushte të favorshme regjistrimi.

Mos e humb mundësinë për të siguruar vendin tënd dhe për të nisur studimet në një fushë me perspektivë të lartë profesionale.

Apliko tani dhe bëhu pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve në fushën e trafikut dhe transportit.

🌐 www.tempulli.org
📞 045 903 903
📧 [email protected]

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Eduard Lir 158, Arberia
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00