17/06/2026
Projektet e reja po fillojnë për shkollën tonë!
NJOFTIM
LISTA PRELIMINARE E PËRFITUESVE SIPAS THIRRJES PUBLIKE PËR SKEMËN E GRANTEVE PËR ARSIM DUAL
A modern school for economics, trade and tourism
17/06/2026
Projektet e reja po fillojnë për shkollën tonë!
NJOFTIM
LISTA PRELIMINARE E PËRFITUESVE SIPAS THIRRJES PUBLIKE PËR SKEMËN E GRANTEVE PËR ARSIM DUAL
12/06/2026
148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës
Sot përkujtojmë me krenari dy ngjarje madhore të historisë sonë kombëtare: 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, themelin e organizimit dhe vetëdijes sonë kombëtare, si dhe 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Kosovës, ditën që shënon lirinë, shpresën dhe fillimin e një epoke të re për vendin tonë.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet simbol i unitetit, sakrificës dhe përkushtimit për mbrojtjen e identitetit, gjuhës dhe trojeve shqiptare. Ndërsa 12 Qershori na kujton rrugën e vështirë drejt lirisë dhe nderon të gjithë ata që kontribuuan për një Kosovë të lirë e demokratike.
Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë mbi vlerat e atdhedashurisë, përgjegjësisë qytetare dhe përkushtimit ndaj dijes, duke edukuar brezat e rinj me respekt për historinë dhe vizion për të ardhmen.
Lavdi veprës së atyre që sakrifikuan për kombin dhe lirinë!
Urime 12 Qershori dhe 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!
Qendra e Kompetencës Prizren 🇦🇱 🇽🇰
01/06/2026
Përfaqësues të shkollës sonë morën pjesë në emisionin “Pasion e Profesion”, ku u zhvillua një bashkëbisedim dhe prezantim mbi temën e turizmit, zhvillimit dhe ndërlidhjes së tij me arsimin profesional.
Gjatë emisionit u diskutua për rëndësinë e arsimit profesional në përgatitjen e kuadrove të reja, zhvillimin e sektorit të turizmit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë në tregun e punës. Gjithashtu u prezantuan profilet dhe mundësitë që ofron shkolla jonë në përgatitjen profesionale të nxënësve. 🌍🎓✨
08/05/2026
🎥 Intervistë për RTK në kuadër të “Ditëve të Dyerve të Hapura”
Gjatë intervistës u prezantuan profilet profesionale, aktivitetet praktike, puna kreative e nxënësve si dhe përkushtimi i stafit në ofrimin e arsimit profesional cilësor. Interesimi i madh i vizitorëve dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve dëshmuan edhe një herë rëndësinë e promovimit të arsimit profesional dhe mundësive që ai ofron për të rinjtë.
Falënderojmë RTK-në për hapësirën mediale dhe të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e vizitorët që u bënë pjesë e këtij aktiviteti të veçantë
Edona Turtulla – Rada – drejtoreshë e shkollës së kompetencës - Mirëmëngjesi Kosovë 08.05.2026 Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK për lajme, intervista, reportazhe dhe mbulim zyrtar nga Kosova dhe bota.Të gjitha të drejtat e...
07/05/2026
Dita e dytë e aktiviteteve “Ditët e Dyerve të Hapura” vazhdoi me vizitat e nxënësve të klasave të IX-ta, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me profilet dhe drejtimet profesionale që ofron shkolla jonë.
Interesimi i madh, pjesëmarrja aktive dhe aktivitetet praktike të realizuara gjatë kësaj dite, shpresojmë t’i ndihmojnë nxënësit në përzgjedhjen sa më të mirë të profesionit dhe të profileve më të kërkuara të arsimit profesional në qytetin e Prizrenit.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vizitën dhe atmosferën pozitive të krijuar gjatë këtij aktiviteti.
06/05/2026
Dita e parë e “Ditëve të Dyerve të Hapura” në shkollën tonë u karakterizua nga një atmosferë dinamike dhe plot energji.
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollave fillore të Prizrenit, të cilët na nderuan me praninë e tyre.
Ata patën mundësinë të njihen me drejtimet profesionale, të vizitojnë kabinetet mësimore, si dhe të marrin pjesë në punëtori praktike, aktivitete kreative dhe lojëra edukative me shpërblime.
Qendra e Kompetencës Prizren
Model i ndryshimeve në arsim!
📺 Në kuadër të “Ditëve të Dyerve të Hapura”, shkolla jonë dha një intervistë për TV Prizreni, ku u prezantuan aktivitetet, profilet profesionale dhe puna praktike e nxënësve tanë.
Përmes kësaj interviste u promovuan mundësitë që ofron arsimi profesional dhe angazhimi i vazhdueshëm i shkollës në zhvillimin e aftësive të të rinjve.
Falënderojmë TV Prizrenin për mbështetjen dhe promovimin e aktiviteteve tona.
05/05/2026
FTESË
Qendra e Kompetencës Prizren ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetin “Ditët e Dyerve të Hapura”, që do të mbahet më 06 dhe 07 maj, nga ora 08:00 – 14:00, në ambientet e shkollës (Lagjja Dardania).
Gjatë këtyre dy ditëve, vizitorët do të kenë mundësinë të:
• Njihen nga afër me profilet profesionale dhe drejtimet që ofron shkolla
• Vizitojnë hapësirat dhe kabinetet mësimore
• Marrin pjesë në punëtori praktike dhe aktivitete kreative me nxënësit
• Angazhohen në lojëra edukative dhe kuize me shpërblime
Ky aktivitet synon të informojë dhe të frymëzojë të rinjtë për zgjedhjen e drejtimit të tyre profesional, duke prezantuar mundësitë dhe përvojat që ofron Qendra e Kompetencës Prizren.
Ju mirëpresim!
03/05/2026
Maturantët më të mirë të Prizrenit
5 ditë të paharrueshme në Durrës
Maturantët e shkollës sonë përjetuan një nga eksperiencat më të bukura të këtij viti – një udhëtim plot energji, buzëqeshje dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e tyre.
Falënderojmë kompaninë Shpejtimi për seriozitetin e treguar gjatë gjithë kohës!