SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj

SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj, School, Skenderaj.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 10/06/2026

Sot, në ambientet e shkollës sonë, u realizua ushtrimi fushor “Vërshimet 2026 – Skenderaj”, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente.
Përmes këtij aktiviteti u testuan mekanizmat e reagimit, koordinimit dhe evakuimit në rast të vërshimeve, me qëllim të ngritjes së nivelit të gatishmërisë dhe sigurisë së pjesëmarrësve. Ushtrimi shërbeu gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të rritur vetëdijesimin mbi rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe të organizuar në situata emergjente.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohjen e saj për të gjitha institucionet dhe organizatat partnere që kontribuan në organizimin dhe realizimin me sukses të këtij ushtrimi, duke dëshmuar përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm në menaxhimin e situatave emergjente.
Një falënderim i veçantë u takon edhe nxënësve dhe stafit të shkollës për angazhimin, disiplinën dhe bashkëpunimin e treguar gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm edukativ dhe praktik.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 09/06/2026

Në Festivalin Gjithëkombëtar të Teatrove Shkollore “Drenushat” 2026”, edicioni i 19-të me radhë, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, pas paraqitjes së shfaqjeve teatrale, juria profesionale ka vlerësuar dhe përzgjedhur shfaqjet më të mira.
Shkolla jonë u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë”, të cilin e fitoi nxënësja Vlera Fazliu për interpretimin e saj në shfaqjen “Ëndrrat e fëmijëve”.
Përgëzime nxënësve të grupit teatror të klasës së tretë dhe mësueses Shqiponje Halili për këtë sukses dhe përfaqësim dinjitoz! 🎭👏

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 08/06/2026

Në kuadër të aktiviteteve edukative, shkolla jonë organizoi vizitë mësimore në disa nga monumentet kulturore dhe natyrore të Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më e afërt me trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë, si dhe pasurimi i njohurive të fituara në shkollë.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër monumente me vlera të veçanta historike dhe kulturore, duke mësuar për rëndësinë e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu, ata vizituan vende me bukuri të rralla natyrore, ku u njohën me pasuritë dhe veçoritë e natyrës të vendit tonë.
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme dhe edukative për nxënësit. Ajo ndikoi në zgjerimin e njohurive të tyre, në zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 05/06/2026

✨ Festa e Abetares në shkollën tonë ✨

Sot shkolla jonë u mbush me buzëqeshje, emocione dhe gëzim në festën e Abetares, një ditë e veçantë për nxënësit tanë që hodhën hapat e parë drejt botës së dijes dhe leximit.

Me krenari dhe dashuri, fëmijët prezantuan programin e përgatitur, duke treguar gjithçka që kanë mësuar gjatë këtij rrugëtimi të bukur me Abetaren.

Falënderojmë mësueset e klasëve për punën, përkushtimin dhe dashurinë e treguar ndaj nxënësve, si dhe prindërit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Urime të gjithë nxënësve për suksesin e tyre të parë!
Ju dëshirojmë shumë suksese në rrugën e dijes!

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 01/06/2026

Sot, 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, u shënua me aktivitete të ndryshme argëtuese dhe sportive të organizuara nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me institucionet arsimore.

Nxënësit patën mundësinë të marrin pjesë në gara, lojëra dhe aktivitete rekreative, duke kaluar një ditë të mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe atmosferë festive.
Falënderojmë Komunën e Skenderajt për organizimin e këtyre aktiviteteve dhe të gjithë nxënësit, mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë ditë të veçantë kushtuar fëmijëve.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 29/05/2026

Shkolla jonë, fituese e grantit të mbështetur nga Banka Botërore në kuadër të projektit TAFF - komponenta 3.

Sot, me pjesëmarrjen e përfaqësueses së Bankës Botërore, Kryqit të Kuq të Kosovës Kryqit të Kuq Komunal, Këshillit Komunal të Emergjencave, u pranua ky donacion i vlefshëm.

Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për donacionin e dhënë në kuadër të programit për pajisje në zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Kjo mbështetje është një ndihmë e vlefshme për krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të përgatitur për nxënësit dhe stafin tonë.

16/05/2026

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë të fëmijëve se, nga data 20.05.2026 deri më 15.06.2026, do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në klasën përgatitore dhe në klasën e parë.
Nxënësit për klasën përgatitore do të regjistrohen nga zëvendësdrejtori i shkollës, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në zyrën e tij.
Nxënësit për klasën e parë do të regjistrohen nga pedagogu i shkollës, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në zyrën e tij.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e nxënësve janë:
Certifikata e lindjes/ ekstrakti i lindjes
Certifikata e vaksinimit ( për klasën e parë)

Prezenca e fëmijës gjatë regjistrimit për klasën e parë është e domosdoshme.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 05/05/2026

Dita e Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj
Sot, me krenari dhe gëzim, festojmë 19-vjetorin e shkollës sonë, një vatër e rëndësishme e dijes dhe edukimit të brezave të rinj. Kjo ditë shënon rrugëtimin e suksesshëm të shkollës sonë ndër vite, përkushtimin e mësimdhënësve dhe arritjet e nxënësve që kanë kaluar nëpër bankat e saj.
Me këtë rast, falënderojmë të gjithë mysafirët, prania e të cilëve e bëri edhe më madhështore këtë ditë të veçantë. Mirënjohje e veçantë shkon për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm.
Gëzuar 19-vjetorin e shkollës sonë!

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 23/04/2026

Me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit, aktivi i klasëve të III-ta, bashkë me nxënës organizuam një vizitë në bibliotekën e qytetit. Kjo vizitë ishte një përvojë e veçantë dhe e dobishme për të gjithë nxënësit.
Gjatë qëndrimit në bibliotekë, nxënësit patën mundësinë të njihen me ambientin, mënyrën e sistemimit të librave dhe rregullat e përdorimit të tyre.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 22/04/2026

Dita e Tokës 🌍

Me rastin e Ditës së Tokës, në shkollën tonë zhvilluam aktivitete të bukura. Nxënësit pastruan ambientin përreth shkollës dhe mbollën lule për ta bërë ambientin më të pastër dhe më të bukur. Ishte një ditë e gëzueshme për fëmijët dhe një kujtesë e bukur për t’u kujdesur për natyrën. 🌱🌸

Want your school to be the top-listed School/college in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Skenderaj