SHMU "Rifat Mëziu"

SHMU "Rifat Mëziu"

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHMU "Rifat Mëziu", School, Rr. Osman Geci, Skenderaj.

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 19/06/2026

Sot u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit të Klasave për këtë vit shkollor.

Në këtë mbledhje u diskutua për përmbylljen e vitit shkollor, duke u ndalur te sukseset e arritura dhe sfidat me të cilat u përballëm gjatë këtij viti. Gjithashtu, u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me procesin edukativo-arsimor dhe mbarëvajtjen e punës në shkollë.

Në mbledhjen përmbyllëse, kujdestarët e klasave raportuan për suksesin e nxënësve, sjelljen e tyre dhe aspekte të tjera të rëndësishme që karakterizuan punën gjatë vitit shkollor 2025/2026.

14/06/2026

Kolektivi dhe drejtoria e shkollës ishin për ngushëllime te familja Jashari me rastin e vdekjes së ushtarit të orëve të para të lirisë, komandantit Sahit Jashari.

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 10/06/2026

Vazhdojnë sukseset e shkollës sonë
Në garat e diturisë në nivel komunal për vitin shkollor 2025–2026, të organizuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit, shkolla jonë arriti suksese të shkëlqyera, duke zënë tri vendet e para në garat e Gjuhës shqipe, tri vendet e para në TIK dhe vendin e dytë në garat e Gjuhës angleze.
Urime nxënësve fitues për këtë arritje të merituar dhe falënderime për mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën e tyre!

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 02/06/2026

Me moton "Kujtojmë fëmijët martirë", në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, nxënësit e klasave të shtata kujtuan fëmijët martirë të vrarë gjatë luftës së fundit.
Nën kujdesin e mësimdhënësve të Gjuhës shqipe, ata sollën në kujtesë sakrificën e 1432 fëmijëve, jetët e të cilëve u shuan nga dhuna dhe aparteidi serb.
Lavdi e përjetshme!

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 25/05/2026

Nxënësja e shkollës sonë, Erleta Dajaku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Falënderim dhe mirënjohje e veçantë i shprehim mësimdhënëses Minire Geci për angazhimin profesional, mbështetjen dhe përgatitjen e vazhdueshme të nxënëses drejt këtij suksesi të rëndësishëm.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në mbështetjen

Urime Erletës për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik!

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 19/05/2026

Nxënëset e shkollës sonë, Arita Shabani, Erza Gashi, Bledina Konjuhi dhe Erleta Dajaku, finaliste të Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror, dhe mësimdhënësja e tyre Minire Geci u pritën nga Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku.
Me këtë rast, kryetari i përgëzoi nxënëset për suksesin e arritur dhe u uroi suksese të mëtejshme në rrugën e dijes.

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 19/05/2026

Me krenari të madhe ndajmë suksesin e nxënëseve tona të talentuara nga ShMU “Rifat Mëziu”, - Arita, Erza, Bledina dhe Erleta, të cilat shkëlqyen në Olimpiadën Shtetërore dhe fituan të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në garën kombëtare.
Ky sukses i jashtëzakonshëm erdhi falë përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme të nxënëseve tona, si dhe udhëheqjes profesionale të mësimdhënëses Minire Geci.
Falënderojmë edhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Jemi krenarë me ju dhe ju urojmë shumë suksese në garat e ardhshme!

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 13/05/2026

Falënderojmë poeten Majlindë Sinani Lulaj për kontributin e saj në pasurimin e bibliotekës së shkollës sonë. Majlinda ka dëshmuar dhe dëshmon se kauzat e mëdha nuk shuhen asnjëherë. Dikur e angazhuar për çështjen kombëtare, duke sakrifikuar shumë nga vetja, sot ajo vazhdon të japë kontributin e saj përmes penës dhe krijimtarisë letrare.
Faleminderit, drenicasja jonë!

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 07/05/2026

Nxënësja e shkollës sonë, Rejana Vojvoda, nxënëse e klasës së gjashtë, ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalen e garës ndërkombëtare “Hippo”, që do të mbahet në Venecia të Italisë.

Në emër të shkollës, e përgëzojmë edhe mësimdhënësen e gjuhës angleze, Albina Musliu, për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm me nxënësit.

Rejanës i dëshirojmë shumë suksese në sfidat e radhës!

Photos from SHMU "Rifat Mëziu"'s post 06/05/2026

Në shkollën tonë janë zhvilluar vizita sistematike nga ekipet shëndetësore të QKMF Skenderaj për nxënësit e klasave të gjashta dhe të nënta.

Këto vizita kishin për qëllim vlerësimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme, duke kontribuar në mirëqenien dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Falënderojmë stafin shëndetësor për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre vizitave.

Want your school to be the top-listed School/college in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rr. Osman Geci
Skenderaj
41000