18/06/2026
18.6.2026 NJOFTIM PËR MATURANTËT
Njoftohen të gjithë nxënësit e klasave të XII-ta se Testi i Maturës Shtetërore 2026 do të mbahet të shtunën, më 20 qershor 2026.
🕣 08:30 – 09:00 – Arritja e kandidatëve në oborrin e shkollës
🕘 09:00 – 09:30 – Hyrja në qendrën e testimit dhe sistemimi në klasa
🕤 09:30 – 10:00 – Dhënia e udhëzimeve dhe sqarimeve nga administratorët e testimit
✍️ 10:00 – Fillimi i testit
⏳ Testi do të zgjasë 150 minuta dhe do të përmbajë 100 pyetje nga lëndët: Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë zgjedhore.
📌 Kandidatët duhet të kenë me vete:
🪪 Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë ose dokument tjetër të vlefshëm identifikues);
✏️ Laps me ngjyrë të zezë (rekomandohet të kenë edhe një rezervë);
🥤 Ujë për pije;
📋 Materialet e nevojshme që shpërndahen nga administratorët e testimit.
🚫 Kandidatëve u ndalohet:
📱 Përdorimi i telefonave mobilë, orëve inteligjente dhe pajisjeve të tjera elektronike;
🗣️ Komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë testimit;
🔄 Kopjimi ose shkëmbimi i informatave me kandidatët e tjerë;
📸 Fotografimi ose shpërndarja e testit dhe materialeve të testimit;
❌ Çdo veprim që cenon rregullsinë dhe integritetin e procesit të testimit.
⚠️ Shkelja e këtyre rregullave mund të rezultojë me largim nga testi dhe anulim të provimit.
Lusim të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrën e testimit dhe të respektojnë udhëzimet e administratorëve.
🎓 Ju urojmë shumë suksese të gjithë maturantëve në këtë provim të rëndësishëm!
Drejtoria e Shkollës
09/06/2026
9.6.2026 MBLEDHJA E KËSHILLIT TË KLASAVE
Pas përfundimit të procesit mësimor, sot në ambientet e shkollës sonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Klasave, në të cilën u bë raportimi dhe analiza e mbarëvajtjes së procesit mësimor gjatë gjysmëvjetorit të dytë.
Gjatë takimit u analizuan rezultatet e arritura nga nxënësit, suksesi dhe vijueshmëria në mësim, si dhe u diskutuan sfidat dhe aktivitetet e realizuara gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me përmbylljen sa më të suksesshme të vitit shkollor.
Në kuadër të diskutimeve, anëtarët e Këshillit dhanë propozime dhe rekomandime për avancimin e mëtejshëm të cilësisë së procesit edukativo-arsimor, duke vlerësuar angazhimin e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë gjithë gjysmëvjetorit.
Drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj, pasi paraqiti një analizë të suksesit dhe një krahasim me vitin e kaluar, theksoi se pavarësisht sfidave të hasura gjatë procesit mësimor, rezultatet pozitive të shkollës sonë nuk kanë munguar. Ai vlerësoi se përmirësimi i kulturës shkollore ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të mungesave të nxënësve dhe në rritjen e suksesit të përgjithshëm në mësim.
Me këtë rast, drejtori falënderoi të gjithë profesorët për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në procesin edukativo-arsimor, si dhe për pjesëmarrjen aktive në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore, të cilat kanë ndikuar në promovimin dhe avancimin e vazhdueshëm të shkollës sonë.
Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në krijimin e një mjedisi sa më cilësor për mësim, edukim dhe zhvillim të vazhdueshëm të nxënësve.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës
08/06/2026
8.6.2026 TAKIM BASHKËPUNIMI DHE PASURIMI I BIBLIOTEKËS SË SHKOLLËS
Drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj, priti në një takim shkrimtarin Shefqet Dibrani, i shoqëruar nga shefi i arsimit në Komunën e Shtimes, z.Lulzim Sahiti, drejtorin e Gjimnazit "Naim Frashëri" Shtime z.Rexhep Hasani si dhe studiuesi i Letërsisë shqipe z.Alban Hajrushi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth procesit edukativo-arsimor, kushteve në shkollë, si dhe literaturës në dispozicion për nxënësit. Me këtë rast, z.Shefqet Dibrani dhuroi disa tituj librash për bibliotekën e shkollës, duke kontribuar në pasurimin e fondit librar.
Udhëheqësi i arsimit, z.Lulzim Sahiti, falënderoi z.Dibrani për kontributin e dhënë në pasurimin e bibliotekës së shkollës me tituj të rinj.
Po ashtu, drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj, shprehu mirënjohjen për këtë donacion, duke theksuar se librat e dhuruar do të ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe në zhvillimin kulturor të nxënësve.
Nga ana e tij z.Shefqet Dibrani, falënderoi për mikpritjen dhe tha që uroj që sado pak këta tituj të librave të iu shërbej profesorëve në mësimdhënie kurse nxënësve në thellimin e njohurive rreth librit kritikës dhe letërsisë.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në shkollën tonë.
04/06/2026
4.6.2026 NXËNËSIT TANË PJESË E TRAJNIMIT “SHKATHTËSI JETËSORE PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME”
Nxënës të shkollës sonë morën pjesë në trajnimin dyditor të organizuar nga Lipjan Youth Center (LYC), në kuadër të projektit “Shkathtësi Jetësore për Një të Ardhme të Shëndetshme”, i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë trajnimit, nxënësit u angazhuan në sesione interaktive dhe aktivitete praktike që trajtuan tema me rëndësi për zhvillimin personal dhe social, si komunikimi efektiv, menaxhimi i emocioneve dhe stresit, ndërtimi i vetëbesimit, bashkëpunimi në grup, marrja e vendimeve të përgjegjshme dhe përdorimi i balancuar i teknologjisë dhe mediave digjitale.
Përmes diskutimeve, ushtrimeve dhe shkëmbimit të përvojave, nxënësit patën mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat do t’i ndihmojnë në jetën e përditshme, në arsimim dhe në të ardhmen e tyre profesionale.
Në përfundim të trajnimit, nxënësit tanë u pajisën me certifikata, si dëshmi e pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre aktiv gjatë dy ditëve të trajnimit.
Shkolla jonë falënderon organizatorët për mundësinë e ofruar dhe vlerëson angazhimin e nxënësve, të cilët përfaqësuan denjësisht institucionin tonë dhe treguan interesim të madh për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës
03/06/2026
3.6.2026 SHPËRNDARJA E CERTIFIKATAVE TË TRAJNIMIT "SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË"
Në IAAP Shtime u certifikuan rreth 120 maturantë të klasave të 12-ta, të cilët me sukses përfunduan trajnimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë”.
Ky trajnim u realizua nga HSK, nën udhëheqjen e drejtorit z.Naim Bajraktari, në bashkëpunim me profesorin e shkollës sonë Labinot Qarri, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe vetëdijesimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Falënderim i veçantë shkon për drejtorin e shkollës sonë, Labinot Rexhaj, për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në krijimin e mundësive që nxënësit të përfitojnë nga aktivitete dhe trajnime të tilla profesionale.
Mirënjohje të veçantë shprehim edhe për të gjithë trajnerët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e këtij programi, si dhe për profesoreshën e shëndetësisë në shkollën tonë, Fortesa Mehmeti, për angazhimin e saj.
Falënderojmë gjithashtu kujdestarët e klasave të 12-ta për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në mbarëvajtjen e trajnimit.
Urime të gjithë maturantëve për certifikimin dhe ju dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional!
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë HSK Siguria dhe Shëndeti në punë Lirik Veselaj Labinot Qarri Fortesa Mehmeti Labinot Rexhaj
02/06/2026
2.6.2026 CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË MATURANTËVE 2026
Sot, shkolla jonë IAAP Shtime mbajti për herë të parë ceremoninë e diplomimit të maturantëve.
Ishte një ngjarje madhështore, e mbushur me emocione, krenari dhe momente të veçanta për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Kjo ditë shënoi një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e kësaj gjenerate të mrekullueshme të shkollës tonë.
Urime të gjithë maturantëve për suksesin dhe suksese të mëtejshme në rrugët e tyre të ardhshme.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës Labinot Rexhaj Ibadete Iballi Agim Canolli Fatlum Kurtishi Jeton Ramadani Besa Haxhiu Bislimi
01/06/2026
🎓✨ Ftesë ✨🎓
Nesër, nga ora 12:00, në Stadiumin e Qytetit në Shtime, na pret një festë e veçantë, Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve të Komunës sonë!
Ju mirëpresim të festojmë së bashku suksesin e gjeneratës së re! 🎓🌟
01/06/2026
01.06.2026 NJOFTIM PËR TEST TË MATURËS SHTETËRORE 2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se ka filluar aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershor deri më 12 qershor 2026.
Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.
Për informata shtesë: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës
29/05/2026
29.05.2026 – RREGULLIMI I KLASËS XI-2 – DREJTIMI ADMINISTRATË
Në klasën XI-2, drejtimi Administratë – profili Asistent i Administratës, është realizuar rregullimi dhe sistemimi i hapësirës mësimore me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë rregulluar pe**et, ormani për libra, varëset, renditja e hamerëve, si dhe është bërë zbukurimi dhe pastrimi i plotë i klasës.
Ky rregullim i ambientit të klasës u shërben nxënësve për ta pasur më të lehtë mësimnxënien, ndërsa profesorëve mësimdhënien dhe organizimin e procesit mësimor.
Kjo punë vullnetare u realizua nga prindërit, nxënësit e klasës, kujdestari i klasës prof.Selatin Rizani, si dhe firmat Mobileria Andi – Petrovë, Bledi Color – Shtime dhe Restaurant BA Palace – Davidovc, të cilët me përkushtimin e tyre kontribuan në përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë.
Falënderojmë prindërit, nxënësit, donatorët dhe kujdestarin e klasës për angazhimin dhe kontributin e dhënë në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve shkollore, ndërsa nxënësve u dëshirojmë suksese në mësime.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës