15/06/2026
Sot me Emer te Zotit filloj rregullimi i murit te varrezat e fshatit te Xhamija
Nje mur qe do te jete edhe mbojtes por edhe dekorativ per fshatin
Lusim Zotin qe ta pranoj sadaka pe haxhi Nebih Kamerin i cili me vet financim po e rregullon per shpirt tij
Allahu e shperbleft
05/06/2026
"Të Allahut jemi dhe te Ai do të Kthehemi"
Ndërroi jetë:
TAHIRE(RAMADAN)EMINI
Varrimi i të ndjerës bëhet më:05-06-2026(E Premte)
Pas namazit të ikindisë në Varrezat e fshatit Reçak në Qestë.
Namazi i xhenazës falet te Xhamia menjëher pas Namazit
Allahu e mëshiroft🤲
02/06/2026
"Të Allahut jemi dhe te Ai do të Kthehemi"
Ndërroi jetë:
ILAZ (RAMIZ) IMERI(Veteran i UÇK-ës)
Varrimi i të ndjerit bëhet më:02-06-2026(Martë)
Pas Namazit të ikindisë
Në Varrezat e veteranëve në Shtime
Namazi i xhenazës falet te Xhamia në Reçak menjëher pas Namazit
Allahu e mëshiroft🤲
26/05/2026
Sot me se shumti eshte dita e keti dhikti(fjale-forme e permendjes Zotit)
05/05/2026
Djem e Hasan Salihut, Jetoni me vellezer , mbolli fidane te varrezat e fshatit ne Qest
Mbjellja u be ne te dya anet e rruges brenda varrezave duke i dhene nje hijeshi, poashtu nje hije ne te ardhmen dhe nje gjelbrim
Kete veper qe e bene per shpirt te nenes se tyre te ndjer, lusim Zotin e Madheruar te ua pranoj si sadaka dhe ta shperblej rahmetliken ne boten tjeter
26/04/2026
Përfitimet e Kujdesit ndaj Prindërve (sipas
dijetarëve)
1. Kënaqësia e Allahut
Ibn Kajjim: Bindja ndaj prindërve është nga shkaqet më të mëdha të kënaqësisë së Allahut dhe pranimit të veprave.
2. Hyrja në Xhenet
Imam Newevi: Mirësia ndaj prindërve është prej shkaqeve më të forta për hyrje në Xhenet.
3. Zgjatja e jetës dhe bereqeti
Ibn Haxher El Askalani: Kujdesi për prindërit sjell shtim të jetës dhe bereqet në furnizim.
4. Shlyerja e mëkateve
Imam edh-Dhehebi: Mirësia ndaj prindërve është prej veprave që shlyejnë mëkatet e mëdha.
5. Pranimi i duasë
Ibn Tejmije: Lidhja e mirë me prindërit është shkak për pranimin e lutjeve.
6. Bereqet në jetë
Hasan el-Basri: Ai që i nderon prindërit, Allahu i jep bereqet në jetën e tij.
7. Suksesi në familje
Sufyan e theuri: Mirësia ndaj prindërve kthehet në mirësinë e fëmijëve ndaj tij.
8. Dritë dhe reputacion
Ibn Rexheb : Bindja ndaj prindërve sjell dritë dhe respekt në shoqëri.
9. Fund i mirë
Imam Ahmad ibn Hanbeli: Kjo vepër është prej shkaqeve të përfundimit të mirë.
10. Mbrojtje nga fatkeqësitë
Ibn Kethir: Kujdesi ndaj prindërve është shkak për shpëtim në vështirësi.
21/04/2026
Sot në fshatin Reçak, një ditë e bukur mësimi dhe edukimi në xhami. Nxënësit u angazhuan në leximin e Kuranit me përkushtim dhe vullnet të madh, duke forcuar lidhjen me fenë dhe dijen. Pas çdo ore mësimore, ata patën mundësi të relaksohen dhe të gëzojnë kohën së bashku përmes lojërave të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe motivuese. 🌿📖
Mësuese Pranvera Jakupi