24/06/2026
Xhamia e Petrovës-Shtime
Te nderuar vellezer e motra, nepermjet kesaj faqe dote njoftoheni per te gjitha aktivitetet.
24/06/2026
27/05/2026
Të dashur vëllezër e motra, urime festa e Kurban Bajramit, Allahu ua pranoftë Kurbanët dhe veprat e mira.
Zoti ju dhasht shëndet e bereqet!
NJOFTIM!
Të nderuar xhematlinj, po ua rikujtojm që nesër është dita e parë e Kurban Bajramit!
Sabahu falet në ora 04:30
K. Bajrami falet në ora 05:40
11/05/2026
Pastërtia mbi të gjitha. Vendi ku zemra qetësohet e syri kënaqet!
08/05/2026
Falënderuar qoftë Allahu që na e mundësoj që sot pas namazit të Xhumas që të hapim zyrtarisht (ODËN E TË PAMES) pranë xhamisë sonë, një hapësirë që do të jetë në shërbim të të gjithë xhematlinjëve tanë, bashkfshatarëve tanë.
Andaj me këtë rast falënderojmë sinqerisht të gjithë xhematlinjët tanë, bashkëfshatarët, mërgatën tonë, donatorët dhe kompanitë që kontribuan në ndërtimin e kësaj ode për të pame pranë xhamisë sonë.
Kontributi juaj, qoftë material, fizik apo profesional, është një vepër me vlerë të madhe dhe sadaka rrjedhëse inshAllah që do të mbetet në shërbim të komunitetit dhe besimtarëve për shumë vite.
Një falënderim i veçantë për gjithë gjematlinjët dhe besimtarët që kontribuan financiarisht, të gjitha kompanitë dhe punëtorët që na përkrahën me punë falas, mund dhe përkushtim. Allahu ju shpërbleftë me të mira juve, familjet tuaja Allahu ua shtoft bereqetin.
Lusim Allahun e Madhëruar që këtë vepër ta pranojë si sadaka rrjedhëse, ta bëjë shkak bereqeti dhe t’ju shpërblejë të gjithëve me shëndet, mirësi dhe sukses në këtë botë dhe në Ahiret.
“Allahu nuk e humb shpërblimin e bamirësve.”
(Ps. Më posht i gjeni emrat të gjithë atyre që kan kontribuar për ndertimin e këti objekti, (emrat në lista mund të jenë edhe më shumë se një apo dy herë) dhe kompanit që na ndihmun duke punuar apo edhe dhënë materjal falas)
Me respekt,
Imami i xhamisë
Këshilli i Xhamisë
03/04/2026
Sot kishim nderin dhe kënaqësinë që kishim musafir për namazin e Xhumasë, KRYEIMAMIN e Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, Bunjamin ef. Emini, i cili mbajti hudben e Xhumasë me temën:“Udhëzime nga Kurani për në rrugën e Allahut xh.sh.”.
Në hutbe u theksua se rruga drejt Allahut kërkon lidhje të sinqertë me Të, përkushtim në adhurim dhe kujdes që dynjaja të mos na largojë nga përmendja e Tij.
Petrovë, Prill 2026
RIKUJTIM!
ME RASTIN E NDËRRIMIT TË ORËS, XHUMAJA FALET NË ORA 13:00
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Petrove
Stimlje
1234