SHFMU "Adem Voca"-PASOMË

SHFMU "Adem Voca"-PASOMË

Share

SHFMU "Adem Voca"-PASOMË

Photos from SHFMU "Adem Voca"-PASOMË's post 01/06/2026

Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!
Në një atmosferë festive dhe nën shoqërimin e ushqimeve tradicionale, të përgatitura me shumë dashuri nga duart e arta të nënave tona, sot festuam së bashku 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve.
Buzëqeshjet, gëzimi dhe lumturia e engjëjve tanë e bënë këtë ditë edhe më të veçantë. Urojmë që fëmijët tanë të kenë jetë të gjatë, shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në çdo hap të jetës së tyre.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Ju jeni krenaria, shpresa dhe e ardhmja jonë!

Photos from SHFMU "Adem Voca"-PASOMË's post 19/05/2026

Javën që lamë pas, nxënësit e nivelit fillor të shkollës sonë, nën shoqërimin e mësimdhënësve të këtij niveli dhe duke u bazuar në planin e punës për aktivitetet jashtëshkollore, realizuan një vizitë në fermën “Qyqavica” në Mihaliq të Vushtrrisë.
Vogëlushët tanë kaluan çaste të këndshme, njohëse dhe kreative në kuadër të kësaj ferme, duke u njohur nga afër me ambientin e fermës në përgjithësi, si dhe me kafshët në veçanti. Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth jetës në fermë, kujdesit ndaj kafshëve dhe rëndësisë së natyrës e bujqësisë.
Drejtoria e shkollës falënderon mësimdhënësit për organizimin dhe realizimin e këtij aktiviteti, duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë.

Photos from SHFMU "Adem Voca"-PASOMË's post 13/05/2026

Sot, më 13.05.2026, nën përkujdesjen e edukatores sonë znj. Kaltrinë Sadiku, nxënësit e klasës parafillore realizuan një aktivitet mësimor mjaft tërheqës me temën “Komunikacioni rrugor”.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit kaluan çaste të bukura edukative dhe u njohën nga afër me rregullat bazë të komunikacionit, shenjat rrugore dhe rëndësinë e sigurisë në rrugë. Përmes bashkëbisedimit, lojërave dhe aktiviteteve praktike, ata zgjeruan njohuritë e tyre në mënyrë argëtuese dhe kreative.
Aktivitete të tilla ndikojnë në vetëdijesimin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve për sjellje të sigurta në komunikacion.
Urime edukatores dhe nxënësve për angazhimin dhe realizimin me sukses të këtij aktiviteti!👏👏👏

Photos from SHFMU "Adem Voca"-PASOMË's post 27/04/2026

Chocolate Mug Cake😍

Sot, më 27.04.2026, në kuadër të Kurrikukes me zgjedhje nga lënda mesimore Shkathtësi për jetë (Life Skills), nxënësit e klasës së gjashtë, nën udhëheqjen e mësimdhënëses së gjuhës angleze, znj. Besjana Pllana Çerkini, zhvilluan një aktivitet praktik duke përgatitur ëmbëlsirën Chocolate Mug Cake.
Nxënësit kaluan një orë mësimore shumë të këndshme dhe të dobishme, ku secili prej tyre pati mundësinë të praktikojë vetë procesin e përgatitjes së ëmbëlsirës. Përmes këtij aktiviteti, ata jo vetëm që u argëtuan, por edhe zhvilluan shkathtësi të rëndësishme jetësore si bashkëpunimi, ndjekja e udhëzimeve dhe puna e pavarur.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje të sinqertë për mësimdhënësen në fjalë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve tanë.👏👏👏

Photos from SHFMU "Adem Voca"-PASOMË's post 22/04/2026

Toka buzëqesh kur fëmijët e duan dhe kujdesën për atë🌍

Dita ndërkombëtare e tokës, gjeti mbështetje edhe nga të vegjlit tanë, të cilët më 22.04.2026, e shënuan ditën në fjalë me aktivitete simbolike por mjaft domethënëse.

Want your school to be the top-listed School/college in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rruga Bislim Ferizi, 4
Vushtrri
42000