24/06/2026
VUSHTRRIA CODE FEST 2026– EDICIONI I TRETË
+ 4000 vizitorë
Dje, Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” u shndërrua në qendrën më të madhe të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit rinor në vend!
Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, z. Ferit Idrizi, dhe i organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vushtrria Code Fest hapi dyert për edicionin e tij të tretë, duke dëshmuar edhe një herë se talenti, vizioni dhe puna e të rinjve tanë nuk njohin kufij.
64 Projekte Inovative
Mbi 220 nxënës pjesëmarrës
+4,000 vizitorë
Nga programimi dhe robotika, te inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, aplikacionet edukative, platformat për zgjidhjen e problemeve reale dhe shumë ide të tjera kreative çdo projekt tregoi potencialin e jashtëzakonshëm të gjeneratës së re.
Ishte frymëzuese të shihje qindra të rinj që prezantonin me pasion punën e tyre, të gatshëm për të ndërtuar zgjidhjet e së nesërmes.
Vushtrria Code Fest nuk është vetëm një festival teknologjie; është një dëshmi e fuqisë së dijes, bashkëpunimit dhe besimit tek të rinjtë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë nxënësit, mentorët, mësimdhënësit, prindërit, vizitorët, partnerët dhe institucionet që kontribuuan në suksesin e këtij organizimi madhështor.
Së bashku po ndërtojmë një kulturë inovacioni që frymëzon, fuqizon dhe krijon liderët e së ardhmes.
📍 Vushtrria po kodon të ardhmen!
22/06/2026
Grand Qeramika i bashkohet Vushtrria Code Fest!
Cilësia, përkushtimi dhe vizioni për zhvillim janë vlera që na bashkojnë. Me shumë kënaqësi mirëpresim Grand Qeramika si sponsor të Vushtrria Code Fest, duke mbështetur një ngjarje që promovon inovacionin, kreativitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Falë mbështetjes së partnerëve tanë, po krijojmë një hapësirë ku idetë marrin jetë, talentet shfaqin potencialin e tyre dhe lindin mundësi të reja për të ardhmen.
Së bashku ndërtojmë jo vetëm hapësira më të mira, por edhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja.
BuildingTheFuture
Egzon Dallku
22/06/2026
VUSHTRRIA CODE FEST 2026 🚀
Bëhuni pjesë e ngjarjes më të madhe të teknologjisë, inovacionit dhe kreativitetit në Vushtrri!
Për dy ditë me radhë, qyteti ynë do të shndërrohet në qendrën e ideve, projekteve dhe talenteve të reja që po ndërtojnë të ardhmen.
📅 23 Qershor
💡 Panairi i Projekteve të Nxënësve
📍 Shtëpia e Kulturës, Vushtrri
Njihuni nga afër me projektet inovative të nxënësve, zgjidhjet teknologjike, robotikën, inteligjencën artificiale dhe kreativitetin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë.
📅 24 Qershor
🏆 GALA NIGHT – Ceremonia e Ndarjes së Shpërblimeve
📍 Sheshi i Qytetit, Vushtrri
Një mbrëmje festive ku do të kurorëzohen talenti, puna dhe suksesi i pjesëmarrësve më të dalluar të festivalit.
Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni për të festuar inovacionin, teknologjinë dhe gjeneratën që po formëson të ardhmen e Kosovës.
21/06/2026
KAVAJA CODE FEST 2026 🚀
Historia u shkrua në Kavajë!
Mbi 1200 vizitorë u bënë pjesë e festivalit më të madh të teknologjisë të organizuar ndonjëherë në qytet në temperatura të larta, duke dëshmuar se e ardhmja ndërtohet nga të rinjtë që guxojnë të krijojnë.
Kavaja Code Fest nuk ishte thjesht një festival. Ishte një dëshmi se talenti nuk ka moshë, se inovacioni lind nga pasioni dhe se kur u japim fëmijëve mundësinë e duhur, ata mund të ndërtojnë zgjidhje që frymëzojnë një komunitet të tërë.
Faleminderit çdo nxënësi, prindi, mësuesi, partneri, sponsori dhe vizitori që u bë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
E ardhmja nuk po pret. E ardhmja po krijohet sot!
20/06/2026
Innovation Academy ishte pjesë e konferencës “She Rises 2026”, një ngjarje frymëzuese që bashkoi gra lidere, profesioniste dhe sipërmarrëse nga fusha të ndryshme.
Me krenari prezantuam rrugëtimin, punën dhe arritjet e Innovation Academy, duke dëshmuar fuqinë e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e të rinjve.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha vajzat dhe gratë që punojnë me përkushtim çdo ditë në Innovation Academy dhe kontribuojnë në realizimin e misionit tonë.
Po ashtu, falënderojmë Qendresa Beqirin, Fatime Mustafën dhe Hamide Januzin për përfaqësimin dinjitoz të akademisë sonë në këtë konferencë kaq të rëndësishme.
Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë mundësi, të fuqizojmë talentet dhe të frymëzojmë gjeneratat e ardhshme. 🚀
19/06/2026
Western Balkan University në Vushtrria Code Fest!
Këtë vit, kemi kënaqësinë të mirëpresim Western Balkan University si të ftuar në Vushtrria Code Fest.
Përmes prezencës së tyre, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më afër me programet akademike, mundësitë e studimit dhe perspektivat që ofron arsimi i lartë në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe biznesit.
Një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar rrugët drejt suksesit akademik dhe profesional.
Western Balkans University
19/06/2026
Shtëpia Botuese Dukagjini i bashkohet Vushtrria Code Fest!
Teknologjia dhe libri janë dy shtylla të rëndësishme të zhvillimit dhe dijes. Prandaj, jemi të lumtur që Shtëpia Botuese Dukagjini do të jetë pjesë e Vushtrria Code Fest, duke sjellë një Kënd Leximi të veçantë për të gjithë vizitorët.
Në këtë hapësirë, do të keni mundësinë të shfletoni dhe lexoni titujt më të rinj, të zbuloni botime interesante dhe të frymëzoheni nga fuqia e dijes dhe leximit.
Falënderojmë Shtëpinë Botuese Dukagjini për mbështetjen dhe kontributin e saj në promovimin e kulturës, edukimit dhe zhvillimit të gjeneratave të reja.
Mes kodit dhe librave, lindin idetë që ndryshojnë të ardhmen.
19/06/2026
Qendra Kopshtare Palma i bashkohet Vushtrria Code Fest si sponsor mbështetës!
Me mbështetjen e Qendrës Kopshtare Palma, nxënësit do të kenë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre inovative dhe të shfaqin aftësitë e fituara në fushën e teknologjisë dhe kodimit. Ky kontribut ndihmon në nxitjen e kreativitetit, inovacionit dhe zhvillimit të talenteve të reja.
E njohur për gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve në kopshtari, gjelbërim, dekorim të hapësirave të jashtme dhe mirëmbajtje profesionale, Qendra Kopshtare Palma vazhdon të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e komunitetit tonë.
Falënderojmë përzemërsisht Qendrën Kopshtare Palma për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Partneritete të tilla janë dëshmi se investimi në të rinjtë dhe edukimin e tyre është investim në të ardhmen.
Së bashku po kultivojmë ide, talent dhe sukses për gjeneratat e reja.
GrowingTheFuture
Qendra Kopshtare Palma
19/06/2026
Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” i bashkohet Vushtrria Code Fest si mysafir special!
Me një traditë në përgatitjen e gjeneratave të reja në fushat teknike dhe profesionale, Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” do të jetë pjesë e Vushtrria Code Fest si mysafir special.
Pjesëmarrja e tyre sjell një vlerë të veçantë për eventin, duke promovuar dijen, aftësitë praktike dhe rëndësinë e arsimit në ndërtimin e së ardhmes.
Jemi të nderuar të mirëpresim nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre vazhdojnë të frymëzojnë të rinjtë drejt suksesit.
Mirë se vini në Vushtrria Code Fest – aty ku talenti, dija dhe inovacioni bëhen bashkë!
FutureMakers
Shmt Lutfi Musiqi