16/06/2026
Faleminderit për këto 5 vite të paharrueshme ❤️📚
Pas 5 viteve plot mësime, kujtime, shoqëri dhe momente të paharrueshme, sot po e mbyllim një kapitull të rëndësishëm të jetës sonë shkollore.
Faleminderit mësuesve tanë për përkushtimin dhe prindërve për mbështetjen në çdo hap. Këto vite do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Tani na presin sfida dhe suksese të reja në rrugëtimin tonë. 🎓✨
13/06/2026
📚 Shënimi i Ditës së Shkollës
Më 11 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Shkollës, nxënëset Leonita Klinaku dhe Alea Duraku, nën udhëheqjen e arsimtarit të historisë z. Valdet Halili, prezantuan historikun e shkollës para nxënësve dhe stafit.
Në përmbyllje të ceremonisë, drejtori i shkollës ndau mirënjohje për dy nxënësit më të dalluar të këtij viti shkollor, Rrezarta Aliu dhe Adnit Saraçi, në shenjë vlerësimi për sukseset dhe arritjet e tyre të shkëlqyera gjatë vitit shkollor.
Urime nxënësve për rezultatet e arritura dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre arsimor! 👏🎓
10/06/2026
🎉✨Kuizi i Diturisë për nder të Ditës së Shkollës 📚
Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Shkollës, u organizua një kuiz diturie me nxënësit e klasës së tretë.
Me entuziazëm dhe frymë garuese, ata treguan njohuritë e tyre dhe dëshmuan se dija fitohet me përkushtim dhe punë.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe paraqitjen e shkëlqyer, ndërsa fituesve u urojmë medaljet dhe kupën e merituar! 🏆
09/06/2026
Festa e Abetares 📚🌟❤️
Sot zemrat tona janë të mbushura me gëzim, sepse po festojmë një nga ditët më të bukura të fëmijërisë sonë – Festën e Abetares. Me shkronjat e para nisëm rrugëtimin drejt dijes, mësuam të lexojmë, të shkruajmë dhe të zbulojmë botën e mrekullueshme të librave.
Me mirënjohje falënderojmë mësuesin tonë të dashur Fadil Berisha dhe prindërit tanë, të cilët na dhanë dashuri dhe përkushtim në këtë rrugëtim të veçantë.
Sot mbyllim me krenari një kapitull të bukur dhe hapim derën e shumë sukseseve të reja.
Urime Festa e Abetares! Le të jetë kjo vetëm fillimi i një rruge të ndritur drejt dijes dhe ëndrrave tona! 📚🌟❤️
01/06/2026
🌈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈
Vogëlushë të dashur, buzëqeshjet tuaja e bëjnë çdo ditë më të bukur. Ju jeni drita, gëzimi dhe e ardhmja e botës sonë. ❤️✨
Ju urojmë një fëmijëri të lumtur, plot dashuri, lojëra, buzëqeshje dhe ëndrra të mëdha. Qofshi gjithmonë të shëndetshëm, të lumtur dhe të suksesshëm në çdo hap të jetës suaj! 🌈👧👦🎉💖
28/05/2026
Vizitë edukative në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Nxënësit tanë patën kënaqësinë të marrin pjesë në Programin për Edukim Qytetar “Punëtoritë për Demokraci”, të organizuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite dhe punëtorie edukative, nxënësit u njohën më nga afër me rolin, funksionimin dhe kompetencat e Kuvendit, procesin e vendimmarrjes, demokracinë parlamentare, qytetarinë aktive, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në shoqëri.
Po ashtu, ata patën mundësinë të vizitojnë ambientet e Kuvendit, përfshirë sallën e seancave plenare dhe hapësira të tjera institucionale, duke përjetuar nga afër funksionimin e një institucioni të rëndësishëm të shtetit tonë.
Falënderojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës veqanërisht z. Arianit B. Behrami për organizimin dhe mikpritjen, si dhe nxënësit tanë për përfaqësimin dinjitoz dhe interesimin e treguar gjatë kësaj përvoje të vlefshme edukative.
25/05/2026
Vendi i III-të në Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe në mesin e nxënësve më të mirë shqiptarë
Një sukses që na bën krenarë të gjithëve!
Nxënësja e shkollës sonë, Rrezarta Aliu, në Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe, të organizuar nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, ka arritur të fitojë vendin e tretë në mesin e nxënësve më të dalluar shqiptarë.
Një vlerësim të veçantë meriton edhe nxënësi Adnit Saraçi, i cili pati paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë olimpiadës, duke arritur deri në finale dhe duke dëshmuar nivel të lartë të dijes dhe përgatitjes edhe në fazën finale të garës.
Këto rezultate janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe seriozitetit që po tregojnë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë në garat më të rëndësishme arsimore.
Urime të përzemërta për nxënësit tanë për këto arritje që na bënë krenarë të gjithëve, si dhe mirënjohje të veçantë për arsimtaren Makfire Hyseni për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Suksese të tilla janë motivim dhe krenari për gjithë shkollën tonë.
18/05/2026
Një tjetër sukses për shkollën tonë!
Nxënësit tanë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiada e Gjuhës Shqipe, pasi u renditën të parët nga Komuna e Vushtrrisë në fazën e tretë në nivel vendi.
Në finale do të garojnë nxënësit më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria. Krenarë me nxënësit Rrezarta Aliu dhe Adnit Saraçi si dhe mësimdhënësit tanë për këtë arritje të jashtëzakonshme!
Suksese në finale!
12/05/2026
Me shumë kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se shkolla jonë ka kaluar me sukses fazën e parë të garave.
Nxënësit tanë treguan përkushtim, disiplinë dhe punë serioze, duke e përfaqësuar shkollën në mënyrën më të mirë të mundshme. Meritë për këtë sukses kanë edhe mësimdhënësit mentorë që kanë punuar vazhdimisht me nxënësit gjatë përgatitjeve.
I falënderoj të gjithë për angazhimin dhe seriozitetin e treguar.
Nesër na pret faza finale, ndaj uroj që me të njëjtin vullnet, qetësi dhe përkushtim të vazhdojmë edhe një hap më tutje. Suksese nxënësve tanë!